E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albana: Në Kosovë më duan shumë

Ka përfunduar mbrëmë edicioni i tretë i spektaklit “Vip shpija 3”, me fitoren e Dr.Florit, i cili mposhti  Ardi Islamin, Ronela Hajatin dhe Morena Tarakun.
Kështu personazhet e njohur televiziv, pas më shumë se katër javësh të izoluar nga bota e jashtme, përfunduan eksperiencën e tyre te kaluar nën vëzhgimin e kamerave.

Për Albana Osmanin, kjo ishte hera e parë që ishte prezentuese e një ''reality show''. Ajo nuk kishte njohur asnjërin prej banoreve në jetën jashtë kamerave dhe eksperiencën e saj si moderatore e “VIP Shpija” do mund ta quante bashkëjetesë me personazhe të njohur. 

"Për mua, eksperienca në format të tillë ishte kultivuar nga moderimi i “BB Fans Club”, por në këtë rast gjithçka vinte ndryshe. Në pesë javë u njohëm më mirë me disa prej personazheve publikë të Kosovës dhe të Shqipërisë, ku pa diskutim secili prej tyre ndau publikisht përditshmërinë e tij, dhe në këtë mënyrë besoj se të gjithë e kaluan testin për një miratim më të madh dhe më të gjerë nga ana e publikut,'' ka thënë Osmani për mediat shqiptare.

Ajo ka thënë se këtë përvojë e ka përjetuar më së miri: "Më vjen shumë, po shumë mirë dhe më lumturon fakti që njerëzit në Kosovë më duan shumë." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›