Elvana: Në Prishtinën e Shqipërisë së madhe

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, ka vendsour që festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, t'i kalojë pranë publikut të saj në Kosovë.
"Nuk është më një ëndërr... Më shpejt dhe më afër se kurrë me Prishinën! Sot festoj në Prishtinën e Shqipërisë së madhe! Jam vërtetë e mallëngjyer!", ka shënuar këngëtarja në rrjetet sociale.
Ndryshe, këto ditë Elvana është duke punuar në realizimin e videoklipit me titull "Beso''.
Gjatë xhirimeve, ajo ishte gjendur pranë grupit te kalorësve, që janë nisur nga Mitrovica drejt Vlorës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për çfarë ishte shprehur shumë e emocionuar. /R.K. /Indeksonline/