E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi denoncon: Shtet me dy standarde, protestuesit dënohen, Belinda Balluku me 1.2 miliardë euro e 300 shtëpi mbrohet me votat e mazhorancës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke akuzuar mazhorancën se po zbaton standarde të dyfishta, ku protestuesit përballen me ndëshkime, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbrohen nga pushteti.

albana vokshi

Gjatë diskutimeve në komision, Vokshi deklaroi se Shqipëria nuk mund të sillet sikur ndodhet në normalitet, ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike dhe shoqërore

Në qendër të fjalës së saj ishte rasti i Belinda Ballukut, për të cilën demokratja ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si mazhoranca po po e mbron me votat e deputetëve.

“Jo njëri të dënohet pse po proteston dhe tjetra që ka 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi, siç pretendohet, ka dy varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonët tuaj”, deklaroi Vokshi, duke vënë përballë trajtimin e protestuesve me atë të një zyrtareje të lartë të akuzuar për korrupsion.

Pjesë nga diskutimi:

Albana Vokshi: Nuk mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, kur vendi në fakt është në krizë. Nuk mund të vazhdojmë sikur jemi në normalitet, kur jashtë ka protestë e cila vazhdon prej 4 muajsh dhe në 14 ditët e fundit kemi parë një dhunë të eskaluar dhe të paprecedentë. Jo njëri të dënohet pse po proteston dhe tjetra që ka 1.2 bilion euro, ka 300 shpi, që pretendohet, ka dy varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonët tuaj. Të mos i hiqet imuniteti dhe mos të arrestohet, të jetë akoma duke vendosur ministra apo drejtorë policie apo drejtues të rëndësishëm, në qarqe apo në qeverinë qendrore. Në çdo fjalim thoni fituam 83 mandate, po pse për një vit ndryshoi perceptimi tek qytetarët për korrupsionin tuaj, jo. Dhe kjo revoltë dëshmon edhe një herë që zgjedhjet e 2025 janë të vjedhura. Votat nuk i fituat, i vodhët, duke përdorur dhe bandat kriminale. Është koha që të distancohen nga këto paketat që cenojnë të drejtat kushtetuese. E qartë që ky parlament nuk është vullneti i popullit, është i bandave. Jeni një pjesë e mirë e juaja përfaqësues të krimit të organizuar, edhe disa në këtë komision, jo të gjithë. Pra mos na e shisni më këtë 83 mandate.

Igli Hasani: Të gjithë përfaqësuesit e popullit në këtë Kuvend janë zgjedhur në mënyrë të lirë dhe demokratike, ashtu si dhe ju dhe të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste përfaqësojnë elektoratin tonë, përfaqësojnë një fitore që ka qenë konkrete dhe ka qenë prezente që nga viti 2013, thirrjeve për shpërndarje parlamenti ne nuk kemi pse t’u përgjigjemi. Nëse doni të hiqni dorë nga mandatet, bëjeni dhe ne do të vazhdojmë, gjithsesi faleminderit për marrjen e fjalës, ne do të vazhdojmë diskutimet në komision.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›