E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale 2027/ Ulet në 50 mijë euro pragu për pagimin e TVSH-së për bizneset! Aktualisht është 100 mijë euro

Me paketën fiskale 2027, qeveria propozon ndryshimin e pragut të TVSH-së për bizneset. Pragu do të ulet nga 100 mijë euro që është aktualisht, në 50 mijë euro.

Kjo do të thotë se të gjithë bizneset me qarkullim mbi 50 mijë euro në vit, do të duhet të paguajnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20%.

“Ndryshimin e kufirit minimal të regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), nga 10 (dhjetë) milionë lekë, në vlerën 5 (pesë) milionë lekë. Propozohet ulja e pragut të regjistrimit për TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, duke përfshirë rreth 17.516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së”, theksohet në relacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›