E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi, deputetja që jeton me pencionin e babait

Këshilltarja e krëeministrit fsheh pasurinë miliona dollarëshe të firmës së bashkëshorit që përfiton koncesionet e qeverisë shqiptare


Albana Vokshi, deputetja e partisë Demokratike dhe ish këshiltarja e krteministrit për çështjet ekonomike jeton me pencionin e babait të saj. Megjithëse kjo është e pabesueshme qoftë edhe për një fëmijë është pikërish ajo çfarë ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike Vokshi.


Nga ajo që ka deklaruar deputetja sheh se znj. Vokshi jo vetëm që është e varfër por e gjithë pasuria e saj, buron nga puna që ka kryer në insitucionet shqiptare që nga ish këshilltare e kryeministrit berisha, antëre bordi të OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptare.


Në tre faqe të deklarimit të pasurisë, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnjë rrjesht për të ardhurat nga kompania e bashkëshortit të saj, që vitet e fundit operon me fonde të dhëna dhe nga shteti shqiptar.


Pasuria


Përkundër sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me qashtë zero në llogarinë e saj pangare. Nga të ardhurat që disponon familja e depytetes së partisë Demokratike znj. Vokshi mund të përfshihet ndër familjet e kamura të këtij vendi të varfer. Dhe kjo fal aktivitetit të firmës së bashkëshorit të saj që është një ndër firmat e privilegjuara të qeverisë për dhënien e fondeve publike.


Për kundër këtyre të ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë kacidhe përsa I përket këtij aktiviteti që zotëron familja e saj. Në deklaratën e pasurisë, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, një llogari bankare prej 11 mijë dollarësh ndërkohë që ka dhe një kredi prej prej 30 mijë euroshë.


Përsa I përket llogarive të saj bankare zonja Vokshi I ka argumentuar të ardhurat e saj si rezultat I punës që ka kryer gjatë qeverisjes së Partisë demokratike. Por në fakt është krejt e kundërta.


Pasura e kuotuar në bursat ndërkombëtare të zonjës Vokshi është të paktën 4 milion dollarë amerikanë. Pasuri kjo për të cilën deputetja e partisë demokratike nuk nuk deklaron asnjë kacidhe.


Bëhet fjalë për shoqërinë "STREAM OIL & GAS", ku bashkëshorti I Albana Vokshin është aksioner dhe administrator I shoqërisë. Shoqëria është e kuotuar në bursat ndërkombëatre ka 49,9 milione aksione. Në në bazë të vlerës së aksioneve sipas tregut të bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane.


Kur aksionet e kësaj kompanie janë hedhur ne bursë, paratë e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronareve të saj fillestar, një ndër të cilët është bashkëshorti I znj. Vokshi. Përtej këtyre vitimeve që përllogatiten million dollar, z. Tartari ka ka në pronë ,6 milione aksione ose 10% të shoqërinë "STREAM OIL & GAS".


Këto aksione të bazuara në vleren e aksioneve në bursën e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollarë. Veç kësaj, po në bazë të dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit të Drejtoreve dhe Presidenti i shoqërisë "STREAM OIL & GAS",
Sotirios Kapotas. Fakt ky që tregon se z. Tartari është duke u kompesuar për shumë më shumë se çfarë prezupozon titulli i tij.


Referuar dokomentave të kësaj shoqërie që kohet e fundit ka akses të plotë në marrjen e ndërmarjeve me konçesion apo dhe në sektorin e punëve publike, z. është kthyer në njëriun më të fuqishëm të kompanisë. Jo më larg se dy vjet më parë z. Tartari dhe Kapotas janë të vetmit aksioner që kanë të drejtën e votës për vendim-marrje të shoqërisë.


Të gjithë të tjerët janë pasiv. Por me gjithë të ardhurat miliona dollarëshe që z. Tartari siguron në shoqërinë e tij, Albana Vokshi nuk ka të deklaruar asnjë kacidhe për veç pencionit të babait të saj, 253 mije lekësh.


Por kërkundër sa deklaron znj. Vokshi, bashkëshorti I saj Arian Tartari, rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të tjera me miq të tjerë të familjes kryeministrore. Dhe referuar të dhënave zyrtare aktiviteti i viteve të fundit të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, znj.


Vokshi s'është gjë tjetër veçse krijim shoqërish, nëpërmjet të cilave ka fituar jo pak punë publike të ardhurat këto për të cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnjë rrjeshtë në deklaratën e saj të pasurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›