E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi jep shpjegime para prokuroreve

Deputetja e PD-se Albana Vokshi eshte thirrur paraditen e djeshme per te dyten here ne prokurorine e Tiranes. Per gati 2 ore mesohet qe deputetja te kete dhene shpjegime para prokuroreve te njesise Task-Force lidhur me akuzat ndaj shtetasit Dritan Avllaj per dhenien e 20 te aksioneve te njeres nga kompanite e bashkejetuesit te saj Arian Tartari vlera e te cilave shkon rreth 100 milione euro. Sipas saj kjo gje eshte bere ne forme ryshfeti per te perfituar nje leje ndertimi nga Bashkia e Tiranes. Njesia e perbashket hetimore nisi pak kohe me pare hetimet kryesisht per ceshtjen duke regjistruar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike por pa ndonje autor konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›