Sherri me thika vritet i riu ne Kavaje

Dy persona jane arrestuar nga policia pasi gjate nje sherri banal kane qelluar duke i sjelle vdekjen nje personi te trete
Pas nje konfrontimi fizik midis dy te rinjve njeri prej tyre ka marre nje goditje me thike nga e cila ka gjetur vdekjen pak me vone ne spitalin e Durresit. Policia e Kavajes ka arrestuar Arjan Leken 23 vjec. Sipas policise ka qene rreth ores 1300 te se enjtes kur ne lagjen Nr.2 te Kavajes pas nje konflikti per motive te dobeta ka goditur me arme te ftohte 20-vjecarin Bruno Kallasi me banim ne Kavaje. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere efektivet e Policise se Kavajes te cilet kane derguar urgjentisht ne spital dy te rinjte te cilet ishin plagosur midis tyre gjate sherrit nga perdorimi i thikave. Per kete ngjarje eshte vene ne prangat e policise Arjan Leka me banim ne Kavaje i cili gjendej i shtruar ne spitalin e Durresit dhe Emiljano Leka 26 vjec me banim ne Tirane. Forca e Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes si dhe po sqarojne rrethanat e kesaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje per motive te dobeta te ndodhur midis viktimes Bruno Kallasi dhe bashkemoshatarit te tij Arjan Leka 23 vjec me banim ne Kavaje. Ndaj autorit te dyshuar te kesaj ngjarjeje Arjan Lekes eshte marre masa e arrestit ne flagrance ai aktualisht po merr mjekim ne spitalin e qytetit te Durresit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndersa Emiljano Leka eshte arrestuar pak caste me vone pasi dyshohet se eshte bashkepunetor ne vrasjen e Bruno Kallasit.
Perdorimi i thikave ne grindjet edhe ne ato me banalet ka perfunduar me te plagosur rende apo me te vdekur nga plaget e marra po behen te perseritshme midis te rinjve shqiptare. Disa dite me pare pas nje sherri midis disa nxenesve te gjimnazit Eqerem Cabej nje 16-vjecar ngeli i plagosur rende dhe vetem fale nderhyrjes se mjekeve u be shpetimi i tij. Duke u afruar ne kohe diten e hene pas nje sherri midis dy femijeve perfshihen edhe prinderit e tyre qe mbas debatit verbal kane perfunduar ne goditjen e njeri-tjetrit me sende te forta dhe me thika. Te dy prinderit perfunduan ne gjendje te rende ne spital por njeri prej tyre nuk arriti qe tu shpetonte kthetrave te vdekjes. Apo perplasjet me mjete te mprehta te adoleshenteve Naten e Bardhe ku 6 prej tyre perfunduan ne spital dhe njeri qe ishte ne gjendje te rende.