E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyhet 313 arratisje spektakolare e Ajet Markajt nga ajrimi

Paraburgimi 313 20-vjecari kalon murin dhe fiton lirine. U arrestua per vjedhje banke me arme skema e arratise

Cenohet siguria e paraburgimit 313 arratiset nga ambientet e tij nje 20-vjecar. Arratia ka ndodhur paraditen e djeshme nga ambienti i ajrimit ne oborrin pas burgut ku i riu po luante futboll me te paraburgosur te tjere. Nga menyra se si ka vepruar duket si nje plan i paramenduar nga ana e 20-vjecarit Ajet Markaj i akuzuar per Grabitje me arme e mbetur ne tentative. Sapo ka nisur ti ngjitet murit qe lidhet me ambientet e Sherbimit te Proves ka reaguar polici i rojes i cili fillimisht ka shtene nje here ne ajer dhe kur ka pare se Markaj kaperceu ne anen tjeter ka qelluar me bresheri ne ajer per te dhene alarmin. Menjehere ne ambientet e paraburgimit ia kane behur zyrtare te larte te policise drejtues te larte te burgjeve si dhe oficeret e policise per te keqyrur vendin ku ndodhi largimi. Nderkohe qe beheshin keto keqyrje forca te shumta policie nisen kerkimet ne zone ndersa te tjere filluan marrjen ne pyetje te personave qe kane pare skenen nga brenda dhe jashte burgut.

Ngjarja

Ka qene momenti i ajrimit ne te cilin organizoheshin aktivitete sportive koha kur 20-vjecari Ajet Markaj ka vene ne jete planin e miremenduar per tu arratisur nga paraburgimi. Gjate lojes se futbollit ne nje moment kur ka pikasur mosvemendjen e policit te rojes i riu i eshte sulur murit rrethues aty ku ai eshte me i ulet se ne vende te tjera. Sapo eshte pikasur si veprim nga polici ka shtene ne ajer per ta paralajmeruar por Markaj ka vijuar zbatimin e planit te tij. Ai ka kaluar murin i ndjekur nga nje bresheri automatike ne ajer ka hipur ne shtesen qe po i behet seksionit penal te Gjykates se Tiranes ka zbritur ne oborrin e Sherbimit te Proves dhe i eshte drejtuar rruges me pallateve te reja qe jane ndertuar prane gjykatave. Policia sapo ka marre njoftimin eshte vene ne ndjekje te 20-vjecarit por ende nuk ka asnje rezultat per kapjen e tij. Prokuroret dhe hetuesit kane nisur hetimet per kete ngjarje te rende ne ambientet e paraburgimit ku gjenden te paraburgosur te akuzuar per krime te renda apo pjesemarrje ne organizata kriminale. Nderkohe po hetohet edhe per bashkepunime te mundshme te 20-vjecarit brenda dhe jashte burgut qe mund te kene ndihmuar per arratine e tij spektakolare.

Reagimi i burgjeve

Disa ore pas ngjarjes ka reaguar permes nje deklarate per shtyp Drejtoria e Pergjithshme te Burgjeve ku thuhet se Markaj ka mundur te largohet gjate kohes se ajrimit ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal ne rrugen Jordan Misja ne Tirane. Sipas sherbimit te kamerave te IEVP Markaj eshte hedhur nga muri rrethues. Ne kohen e ajrimit te sektorit 3 ne momentin qe shoket e tij po luanin futboll ai eshte ngjitur ne murin rrethues te ketyre ambienteve dhe me gjithe perpjekjet e policit te sherbimit per ta penguar ka mundur te kaperceje murin dhe te arratiset nga paraburgimi.

Ne deklarate thuhet gjithashtu se menjehere pas ngjarjes jane lajmeruar organet kompetente te cilet jane vene ne ndjekje te te paraburgosurit. Sipas burgjeve te cilet kane vene ne dispozicion per median edhe nje fotot te Markajt 20-vjecari nga Kukesi dhe me vendbanim ne Paskuqan ishte arrestuar ne 17 shtator 2010 si autor i tentatives se grabitjes me arme zjarri te nje banke ne Tirane. Ndaj tij rendojne akuzat e Vjedhjes me arme mbetur ne tentative dhe Mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

Grabitja

Ajet Markaj eshte i riu qe tentoi te grabiste filialin e bankes Credins ne qender te Tiranes konkretisht ne bulevardin Zogu i Pare me 17 shtator te vitit 2010. Roja i bankes Credins pasi ka verejtur armen e maskuar brenda nje cante te zeze te ketij shtetasi qe po tentonte te kalonte zonen e sigurise ka reaguar dhe ka bere te mundur parandalimin e hyrjes se tij ne banke. Ne tentative per ta bllokuar roja i filialit eshte lenduar lehte. Pak minuta me vone nje patrulle police qe gjendej shume prane kesaj banke mundi te arrestonte ne nje kohe mjaft te shkurter te dyshuarin Ajet Markaj 20 vjec i cili ne duar kishte doreza ndersa ne koke mbante nje kapele te verdhe me te cilen kishte mbuluar thuajse tere fytyren qe te mos filmohej nga kamerat e sigurise. Policia deklaroi ne ate kohe se i riu per tu shpetuar akuzave te renda kryente veprime te papergjegjshme dhe u vetedeklarua sikur vuante nga probleme mendore.

DeshmitaretPas bresherise automatike pame nje djale qe po vraponte

Deshmitare te skenes se arratise por nga jashte ambienteve te burgut kane qene disa punonjes lavazhi. Ata punojne ne rreze te murit te nderteses se Sherbimit te Proves dhe kane pare te riun vetem pasi degjuan bresherine automatike te policit te rojes. Sapo degjuam bresherine automatike vume re nje djale qe po vraponte prane lavazhit tone. Nuk ndaloi asnje moment por vazhdoi vrapin deri pertej pallateve. Kaloi nga ajo rruge me vrap tregon me gisht pallatet e reja perballe Krimeve te Renda - tha njeri nga te rinjte qe punojne te lavazhi ngjitur me burgun. Por nje djale qe vraponte kane pare edhe persona te tjere ulur ne kafen perballe Gjykates se Krimeve te Renda te cilet nuk kane menduar aspak se ishin duke pare realizuesin e arratisjes spektakolare ne nje paraburgim ku mbahen me te rrezikshmit e arrestuar ne vend.

Mungesa e fondeve shkak per mosnderhyrjen ne paraburgim

Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve bejne te ditur se ne kete burg ka vite qe nuk vihet dore ne ambientet rrethuese. Arsyeja po sipas burimeve ka qene mungesa e fondeve. Paraburgimi Jordan Misja ka ne ambientet e saj te akuzuar si Aldo Bare dhe grupi i tij Lulzim Berisha dhe grupi i tij si dhe te tjere persona te akuzuar per vrasje me pagese apo krime te tjera te renda. Nuk ka fonde dhe nje arrati e mundshme eshte paralajmeruar disa here - ka deklaruar nje zyrtar i burgjeve nderkohe qe prej vitesh ne kete burg nuk eshte vene dore. Nderkohe qe mungojne fondet per rritjen e lartesise se nje muri ne kete paraburgim ndodhen persona mjaft te rrezikshem dhe te akuzuar per vepra te renda kriminale dhe pjesemarrje ne organizata kriminale.

Tentativat apo arratite ne burgje

Tentativat per tu arratisur nga paraburgimi kane qene te deshtuara deri paraditen e djeshme. Policia ka mundur te zbuloje ne kohe te gjitha tentativat per arratisje nje nga te cilat ishte edhe ajo e Gazmend Brrakes Gaxhait ne paraburgimin 302 permes nje tuneli te nendheshem nga nje dyqan lulesh ngjitur. Por nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per burgjet pasi me e fundit arrati shenohet ajo e dy vellezerve nga burgu i Burrelit te cilet u kapen brenda nje kohe te shkurter por qe solli marrjen e masave te forta te sigurise ne keto ambiente. Madje u fillua direkt me rikonstruksionin e burgut ne te cilin kishte kohe qe nuk vihej dore. Nderkohe qe jo ne ambientet e burgut por gjate nje shoqerimi ne banese Policise se Burgjeve iu arratis disa muaj me pare nga shtepia e tij i denuari Admir Tafili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›