E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan legalizime në këmbim të votës

Albana Vokshi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici.

Në një deklaratë thuhet se Bici është kallëzuar pasi një ditë para zgjedhjeve Agjencia e drejtuar nga ajo shpërndante legalizime në këmbim të votës.

Deputetja i bëri thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka kallëzuar sot penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici.

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.

Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.

Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.

Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›