E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albani mirënjohës

Këngëtari shqiptar Alban Skenederaj, këtë fundjavë ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të. Ai është shprehur mirënjohës ndaj publikut, që e ka përkrahur ndër vite.

“Kalova një ditë të bukur me familjen time dhe kjo më mjaftoi për të festuar ditëlindjen. Doja thjesht t'ju falënderoj nga zemra për gjitha urimet. Dhe ne së bashku jemi disi pjesë e një familje të madhe tashmë. Pa ju, një pjesë e mirë e asaj që jam s’do merrte vlerë. Ju jam përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Albani në rrjete sociale.

Alban Skënderaj lindi me 20 Prill 1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora. Pas disa vitesh ai u shperngul ne Itali bashk me familjen e tij, ku vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë.

Në Itali, ai mori shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku fitonte shpesh çmime te ndryshme.

Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin ne Shqipëri. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s por nuk u pranua.

Ndërkohe ai mori pjesë në Top Fest 2 me këngën "Vetëm ty" e cila u pëlqye shumë nga publiku. Nga atëhere, zëri dhe tekstet e këngëve të tij rrëmbyen zemrat e publikut. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›