Albano Carrisi merr "Mirënjohjen e qytetit të Vlorës"
Këngëtari i njohur italian, Albano Carrrisi, po viziton këto ditë Vlorën me ftesë të "Fans club Al Bano Carrisi" në bashkëpunim me fondacionin mbarëkombëtar kulturor "Nermin Vlora Falaschi".
Dje, rreth orës 18:00, ai ka mbërritur në sallën e teatrit "Petro Marko". Ndryshe nga mënyra sesi këngëtari është mësuar të pritet, salla e Teatrit të Vlorës nuk ka qenë e mbushur plot, çfarë ka rënë në sy të artistit, i cili është shprehur se "edhe në prova e kam pasur sallën plot". Përveç rojeve personale, këngëtari është shoqëruar në teatrin "Petro Marko" dhe nga emra të njohur të artit shqiptar, si aktoret Tinka Kurti dhe Edi Luarasi, sopranoja Edit Mihali, këngëtarja Irini Qirjako, e emra të njohur të skenës. Fillimisht, në hollin e teatrit është përuruar ekspozita fotografike "Albano dhe miqtë nga Shqipëria", ku spikasin foto të këngëtarit me miqtë shqiptarë. Më pas, në skenën e teatrit kryetari i bashkisë së qytetit i ka dorëzuar këngëtarit titullin "Mirënjohja e qytetit të Vlorës". Albano ka rrëfyer për të pranishmit se si kishin qenë lidhjet e tij me këtë qytet, duke filluar që nga fëmijëria, kur i ati i tregonte për bregdetin shqiptar, të cilin e kishte parë gjatë viteve të luftës.
"Ashtu si Homeri na tregoi Odisenë e famshme, ashtu edhe im atë më ka treguar për vendin tuaj, kështu që me të jam njohur që 6 vjeç", tha ai. "Një këngë për ty Al Bano" është kënduar nga grupi Cipini, ndërsa pas saj, këngëtari italian i është drejtuar skenës, shoqëruar nga këngëtarët e polifonisë, duke përcjellë emocione me këngën "Liberta". Këto kanë qenë edhe momentet më emocionuese, ku të pranishmit janë ngritur në këmbë e kanë duartrokitur gjatë këngëtarin italian. Axhenda e këngëtarit do të vijojë në Llogara, ku do të përurohet dhe një klub me emrin e tij, si edhe ekspozita fotografike me foto të Marubit dhe vlerat kulturore të Vlorës në foto.