Indiana Xhons? Britanik, jo amerikan
Anglezëve duket se nuk u mjafton të mburren me faktin se atdheu i tyre është edhe i Xheims Bondit, agjentit të fshehtë më të famshëm në gjithë planetin, por tani duan të kenë të tyrin edhe një tjetër personazh po kaq të famshëm: atë të arkeologut Indiana Xhons. Në fakt, personazhi i krijuar falë fantazisë së Stiven Spilbergut dhe Xhorxh Lukasit duket se nuk është kaq shumë fryt i imagjinatës, por bazohet te një individ real i quajtur Frederik Albert Miçell Hedxhs.
Njeriu në fjalë, eksplorues, aventurier, don zhuan e plangprishës i lindur, por mbi të gjitha britanik deri në palcë, ngjet si dy pika uji me personazhin e interpretuar nga Herrison Ford: i pashëm e me një lloj joshjeje të pakapshme, i gjatë, sy zhbirues dhe një lloj ngërdheshjeje të lehtë të shkaktuar nga llulla e duhanit të cilën nuk e ndante për një çast.
Eksploruesi i Madhërisë së Saj ka kaluar një jetë aq të trazuar sa para tij i adhuruari Indiana Xhons duket si një nëpunës i thjeshtë arkivash. Dhe nëse, ashtu siç e dinë të gjithë, Indiana Xhons po kthehet nëpër ekranet e kinemasë me filmin "Mbretëria e Kafkës së Kristaltë", Frederik Hedxhs e ka zbuluar vërtet një kafkë të kristaltë. Ose të paktën kështu duket.
I lindur në vitin 1882, Miçell Hedxhs parapëlqente të lexonte librat e autorëve aventurierë H. Rider Hagard dhe Çarls Kingsli shumë më tepër se librat e shkollës. Rezultati: përkundrejt dëshirës së të atit, i cili për të bitin kërkonte një punë të qetë në Bankën e Londrës, Frederiku në moshën 18-vjeçare udhëton drejt Kanadasë, në kërkim të një jete të mbushur me emocione të forta. Dhe godet në shenjë që në të shtënën e parë. Pasi përshkon të gjithë kontinentin amerikan përfundon në Meksikë, ku bie në duart e Panço Vilës, i cili mendon se është spiun amerikan dhe vendos ta heqë qafe menjëherë.
Por fati është në anën e të guximshmëve dhe Miçell Hedxhs ia del të shpëtojë duke i kënduar para syve me zërin në kupë të qiellit himnin kombëtar britanik "Zoti ruajttë Mbretëreshën".
Pason një farë periudhe gjatë së cilës Frederiku dhe guerrilasi meksikan luftojnë së bashku kundër "gringove", madje britaniku plagoset edhe me dy plumba në njërën këmbë gjatë një aksioni. Por më në fund arrin të shkëputet nga Meksika dhe pas një serie të gjatë peripecish ia del t‘i përkushtohet dashurisë së vërtetë: eksplorimit. Falë grumbullimit të fondeve të nevojshme nga dhuratat e miqve të pasur të familjes, Frederiku niset në Amerikën Qendrore, kësaj here në shoqërinë e Ledi Riçmond Braun, një aristokrate e pasur që kishte zgjidhur qesen në kërkim të pjesëmarrjes në ekspeditë.
Është periudhë e artë për Miçell Hedxhs: gjashtë vjet të tërë duke i rënë kryq e tërthor Amerikës, në kërkim të tribuve të panjohura, sipas tij, ndërkohë që miqtë e të afërmit mendonin se thoshte pallavra. Fakti është që në muzeun britanik - që do bëhet edhe një prej financuesve të ekspeditave - ka shpënë gjëra të rralla.
Nuk përton as të marrë përsipër detyrën e gazetarit për "Daily Mail". Aventurat i rrëfen të fryra e të pasuruara me dorë të lëshuar - më 22 maj gazeta do t‘i kushtojë dy faqe të tëra. Ndërkaq, Frederik zhytet në një lidhje më romantike me pasaniken Riçmond Braun, pavarësisht se është i martuar. E di edhe vetë që nuk mund të konsiderohet si simbol i virtytit: "Jam një ndër konkurrentët me më shumë shanse për të fituar titullin bashkëshorti më i keq i historisë", thotë më pas.
Por pikën më të lartë e arrin në vitet ‘30: kësaj here në shoqërinë e një dashnoreje tjetër (Xhein Holson Harvi, "sekretarja" e vet) gjatë një udhëtimi në Belize dhe Honduras. Dhe është pikërisht kjo fazë e kërkimeve, falë së cilës Miçell Hedxhs ka hyrë në histori. Bëhet fjalë për zbulimin e "Kafkës së Vdekjes", ose më saktë, më e çmuara ndër kafkat e kristalta të zbuluara deri më sot - edhe pse nga shumë ekspertë konsiderohet një prej atyre kafkave të rreme të ekspozuara sot nëpër muze prestigjiozë si Muzeu Britanik apo Muzeu Smithsonian. Sipas versionit zyrtar, i shkruar edhe në një prej biografive të tij që mbajnë tituj të tillë si "Rreziku është aleati im", kafka i qe dorëzuar nga disa amerikanë gjatë një udhëtimi me tren nëpër Belize. Duhet nënvizuar se Frederiku qe i sigurt se Belizeja ishte Atlantida e humbur.
Por janë të shumtë ata që nuk e besojnë këtë version. Disa dokumente të zbuluara nga Muzeu Britanik bëjnë me dije qartësisht se Miçell Hedxhs e bleu kafkën, e cila u ka dhënë jetë një morie të vërtetë rrëfenjash konspiracionesh të fshehta. Blerja u bë në vitin 1944 nga njëfarë Sidni Bërni. Ndërkaq, e bija e adoptuar, Ana, e cila u nda nga jeta vitin që shkoi në moshën 100-vjeçare (duke ia lënë kafkën në formën e trashëgimisë njëfarë Bill Homan) e kishte një shpjegim lidhur me këtë çështje: im atë ia la për pak kohë Bërnit, i cili e nxori menjëherë në ankand, dhe nuk mund të shtinte në dorë ndryshe përveçse duke e blerë sërish.
Kontradikta, mite, broçkulla, aventura pafund: e tillë qe jeta e eksploruesit të Madhërisë së Saj, Frederik Albert Miçell Hedxhs. Në gjithë këtë vorbull kundërshtish ekziston edhe një shpjegim shumë i thjeshtë e i pranueshëm i dhënë nga historiani amerikan, Sibli Morril: mes gjithë këtyre ndodhive e aventurash, Frederiku qe edhe spiun amerikan.