Vallëzim me vitet
Evgenij Vallukin ka mbetur ende një burrë i pashëm, me trupin e drejtë e të gjatë, për të cilin femrat ruse vite më parë rendnin ta shihnin në "Balshoi teatër". Ndodhemi në zyrën e drejtoreshës së Shkollës së Baletit, Blerina Arbana. Sapo ka përfunduar një mbledhje me stafin e shkollës, rreth përgatitjeve për spektaklin që ky institucion do të zhvillojë në 50-vjetorin e krijimit të tij. Evgenij dhe Maksim (i biri) prej një jave kanë asistuar duke dhënë përvojën e tyre për këtë përvjetor.
Evgenij nuk e tregon moshën. Po ç‘rëndësi ka mosha e një burri, kur ai e ndjen se është ende në formë për të ndjekur pas muzikën. Gjithë jeta e Vallukin ka qenë një rendje drejt muzikës. Një rendje me lëvizjet e trupit, lëvizje që gjithnjë janë drejtuar nga zemra. "Rusët nuk vallëzojnë pa shpirt", thotë Vallukin, që duket se është i ambientuar mirë me gjithë stafin e Shkollës së Baletit. "Si në një shtëpi", thotë ai.
Një nga ikonat e baletit rus, në memorien e të cilit fshihet gjithë historia e "Balshoi teatër", duket aq modest teksa përpiqet të japë gjithçka që spektakli i 3 majit në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit të shkojë ashtu siç duhet.
Por kush është Evgenij Vallukin, ky burrë që këto javë çdo mëngjes rend drejt Rrugës së Elbasanit për t‘u futur në oborrin e Shkollës së Baletit?
"Jeta ime do të ishte një libër i tërë nëse do të nisja t‘ua tregoja", thotë ai, teksa nis e shfleton disa faqe të këtij libri që i vijnë këtë mesditë në mendje. Në moshën 19-vjeçare ai mbaron Shkollën e Baletit me pedagog një nga kërcimtarët më të njohur rus, që ka kërcyer përkrah të famshmes Wllanova. Studimet Vallukin i ka kryer me emrat më të njohur të baletit rus dhe pedagogia e tij ka qenë nxënëse e Fokinit.
Vetëm pasioni i madh për baletin e bëri Evgenij t‘i hapen dyert e "Balshoi teatër", një prej institucioneve më të rëndësishme sot për baletin. Por rinia e Vallukin i përket periudhës së Moskës komuniste, ku për të hyrë në një institucion të tillë duhej të kishe një biografi të pastër.
Vallukin kujton se në vitet e para në teatër do të kuptonte se karriera e tij si balerin, pavarësisht suksesit, nuk do të zgjaste shumë, kështu që i duhej të mendonte për të ardhmen. Pedagogjia ishte zgjedhja e vetme që djaloshi duhej të bënte, duke mos lënë pas as kërcimin. "Më duhej të koordinoja punët si solist i "Balshoi teatër" dhe me pedagogjinë", thotë ai.
Kur ishte 21 vjeç, Vallukin përfshihet në turnetë e ndryshme që bën "Balshoi teatër", duke udhëtuar bashkë me solistë të njohur të këtij teatri, si Galina Wllanova, Vladimir Vasiliv. Ai kujton premierën e baletit "Romeo e Zhuljeta" në Londër, ku pati një sukses të madh. "Wllanova shkëlqeu në këtë pjesë. Gjatë gjithë karrierës sime krijuese kjo soliste ka qenë mikesha ime më e madhe dhe mësuesja ime e paharruar", thotë ai. Mosha 23-vjeçare do ta zinte sërish në turne në Londër, ku sheh Ninette de Valois, një nxënëse e Morgott Fonten, i cili ka kërcyer me Nurejevin. Ninette de Valois e fton atë t‘i japë masterklas nxënësve. Dhe pse ishte i shqetësuar nëse do të arrinte parametrat që kërkonte një profesioniste e tillë, ai pranon, i bindur se baleti ishte zgjedhja e tij e vetme. "Unë nuk e refuzova dhe pse isha i shqetësuar nëse do t‘ia arrija. Pasi realizova masterklasin, ajo më dhuron një pikturë me tematikë historike, me kornizë floriri. Në tablo paraqitej portreti i Çiketit, njeriu mbi të cilin ishte krijuar gjithë baza e asaj shkolle baleti", tregon Vallukin.
Turnetë vijojnë në Kanada apo Toronto dhe përshtypja e parë në këtë vend ishin shtëpitë e kawbojsit, gjë për të cilën do të marrë vërejtje nga baletmaestri. Kjo vërejtje ishte thjesht një fasadë në sy të solistëve të tjerë, që ata të mos mendonin se Vallukin ishte i preferuari i profesorit. Në Toronto Vallukin ka dhënë për një kohë të gjatë mësime baleti.
Kur ishte 24 vjeç papritur i bie telefoni. Ishte baletmaestri kryesor i "Balshoi teatër" dhe i thotë se të nesërmen duhej të jepte një masterklas solistëve dhe artistëve, ku do të ishin të pranishme edhe dy balerina Shevere dhe Lean Dede. Evgenij do ta realizonte me sukses këtë masterklas, që do ta bënte tashmë të sigurt të ardhmen e tij në "Balshoi teatër".
Por, një pjesë e jetës së tij e mbushin udhëtimet. Nga Moska atij i është dashur të shpërngulet për vite të tëra në Amerikë, Meksikë, Londër, Turqi, Australi, Japoni. Në Japoni, prej 20 vitesh shkon për të dhënë mësim. Në Angli, prej katër vitesh jep mësim në Akademinë Mbretërore të Dancit.
Por çmendon Vallukin për Rusinë Komuniste? "Nuk dua t‘i mohoj ato merita që shkolla më ka dhënë në kohën e pushtetit sovjetik. Munda të arsimohesha. Gjatë pushtetit sovjetik, mjekësia ka qenë falas, ndihmat sociale falas, bursat falas. Kishte shumë gjëra pozitive, që ndihmonin zhvillimin e një personi në krijimtarinë e tij. Probleme mund të kishe për sigurimin e një apartamenti, pasi paga ishte e ulët, por ti mund të punoje në çdo sekondë dhe unë arrita t‘i jap arsim djalit tim", thotë ai.
Djali është një tjetër pasion i madh në jetën e tij. Teksa bën këtë rrëfim, ai është aty, bri tavolinës, duke dëgjuar të atin. Maksim Vallukin është një ndër solistët kryesorë tashmë në "Balshoi teatër". Bashkë me të atin ata kanë ardhur për të dhënë eksperiencën e tyre për shkollën shqiptare.
Maksim ka lindur në Kili. "Kisha një dëshirë të jashtëzakonshme, që gruaja ime e dashur të më falte mua një djalë. Dhe kur ajo më lindi një djalë, e kuptova që ky djalë që e kisha pritur me kaq dëshirë duhej të ndiqte gjurmët e mia. Kush tjetër përveç babait mund t‘i japë djalit atë ç‘mund t‘i japë një baba. Mos kujtoni se ai donte të bëhej balerin, por nuk kishte zgjedhje tjetër. Ai nuk më zhgënjeu në këtë rrugë, pasi po e vazhdon me plot sukses. Kur ne kemi punuar bashkë me të në Japoni, ai ishte vetëm 19 vjeç", tregon Evgenij. Tashmë Maksim është një pasardhës i denjë, i Vallukin. Me sinqeritet Evgenij tregon se tashmë kur e sheh të punojë plot pasion me balerinët shqiptarë, mund të dalë i qetë në pension.
Por vallëzimi është si ajri për Evgenij. Dhe pse i biri tashmë di të ecë me të njëjtin pasion në rrugën ku ai eci dikur, Evgenij nuk mund të jetojë pa të, pavarësisht viteve…
Për Shqipërinë
"Unë dija vetëm që ekzistonte një hero i madh si Skënderbeu", e nis Evgenij rrëfimin mbi Shqipërinë. Por ishin dy femra ato që e bënë Evgenij në këtë moshë të merrte udhëtimin për në Shqipërinë e largët, për vendin që e kishte njohur nga miqtë e tij studentë shqiptarë në Moskën e atyre viteve. Blerina (drejtoresha e Shkollës së Baletit) dhe Diana (përkthyesja). "Këto dy femra, me përkushtimin për t‘i dhënë diçka Shkollës së Baletit, ma mbushën mendjen", thotë ai. Gjatë një vizite pune që Blerina Arbana bëri në dhjetor të vitit të kaluar në Akademinë Gitis, ra në kontakt me shefin e departamentit të koreografisë në këtë akademi, të cilit i kërkoi asistencë për 50-vjetorin e shkollës.
Por, para se të njihej me zonjën e bukur Arbana, siç thotë ai për drejtoreshën e Shkollës së Baletit, ai është njohur me ish-studentët shqiptarë në Moskë gjatë viteve të studimeve të tij. "Kam njohur të gjithë studentët shqiptarë që kanë ndjekur Shkollën e Baletit në Rusi. Balerinën e shkëlqyeshme Melushe Bebeziqi, Skënder Selimin, Panajot Kanaçin, Miltiadh Papën, Luan Shtinon. Vajza e Bebeziqit (e cila pati një fat tragjik) është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin kombëtar të baletit klasik në Rusi. Ai ruan kujtimet më të mira mbi pasionin që këta të rinj kishin për baletin.
Në Kili me Alienden
Vitet në Kili janë më të bukurat në jetën e Vallukin. Ai ka qenë aty për studime në kohën kur i lindi dhe i biri. Në asnjë vend tjetër të botës nuk ka marrë atë kulturë që mundi të merrte aty. Ndoshta kjo është fuqia e vendeve që kanë vuajtur regjime të egra, të cilat thellë brenda tyre ruajnë njerëz që fshehin thesare dhe t‘i dhurojnë ato sapo ti i takon. E tillë është kasta intelektuale e Kilit, të cilët Vallukin i kujton me mall. "Në Kili jam njohur me njerëz të jashtëzakonshëm, si Isabel Aliende, Louis Karvallan, Viktor Harra. Jam takuar me njerëz unikalë, që më kanë dhënë kaq përvojë e më kanë pasuruar me kulturën e tyre", thotë ai, duke kujtuar kohët kur në Kili vinte në skenë muzikë nga Bah, apo Vivaldi.
50 vjet shkollë baleti
50-vjetori i Shkollës së Baletit do të festohet me një spektakël më 3 maj, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një histori gati gjysmëshekullore do të vijë nëpërmjet një mbrëmjeje, dedikuar gjithë atyre që kanë dhënë kontributin për ta rritur profesionalisht këtë shkollë ndër vite. Janë emra si: Panajot Kanaçi, Luan Shtino, Petrit Vorpsi, Xhemil Simixhiu, Miltiadh Papa, Skënder Selimi, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli, Ganimet Vendresha, Mukades Erëbara etj., që kanë dhënë aq shumë për këtë shkollë. "Kemi menduar të nderojmë figurat më të shquara të pedagogëve të viteve ‘50. Do të shpërndajmë trofe për të nderuar figurat e pedagogjisë sonë", thotë Blerina Arbana, drejtoresha e kësaj shkolle. Numra të ndryshëm artistikë dhe një pjesë e baletit "Bajadera", nën kujdesin e dy artistëve si Evegenij dhe Maksim Vallukin, janë disa nga surprizat e mbrëmjes së madhe gala. Ky spektakël i madh do të zhvillohet nën kujdesin e MTRKS-së, Banka Credins dhe Vila Goldi. "Skaleta e programit të përpiluar është gjithëpërfshirëse dhe kam bindjen se do të pritet shumë mirë nga artdashësit", thotë Arbana.