Albëria apo Samanta?

Këngëtarja me shumë vite përvojë në skenën muzikore Albërie Hadërgjonaj, do të përballet me këngëtaren e re Samanta Karavello, në mbrëmjën e 8 qershorit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ato janë mes finalisteve te festivalit “Top Fest 10”, ku veç tjerësh garojnë edhe Ajsel i “The Voice”, Diellza Dobroshi , Naza, por edhe shumë emra të njohur si: Andos, Kamela, Marsela, grupi “Burn” etj.
“Top Fest” këtë vit vjen edhe me më shumë energji pozitive pasi fituesja e vitit të shkuar, Elhaida Dani, krenoi emrin e saj, të Shqipërisë e Festivalit në një aktivitet të përmasave të mëdha në Itali duke fituar në “The Voice of Italy”./Indeksonline/