Fatmira akuzon Kim Kardashian

Shqiptarja Fatmire Sinanaj, e njohur si Myla, ka akuzuar Kim Kardashianin se e ka tradhtuar të dashurin e saj të atëhershëm Reggie Bush, me reperin dhe atë në një dhomë hoteli kur ajo punonte.
“Unë kam qenë ajo që ia ka dhënë Kanye çelësin e dhomës së hotelit, në të cilën ai ka qëndruar deri në mëngjes me Kim Kardashian, e cila ende ishte në lidhje me Reggie Bush. Dhe një këshillë për Kanye: ‘nëse ajo ka tradhtuar me ty, do të të tradhtoj edhe ty”, transmetojne mediat shqiptare deklaraten e Fatmires.
Kjo akuzë ka dalë pasi Fatmirja është dëshmitare kyçe në rastin e shkurorëzimit të Kimit nga Kris Humphries, i cili dikur ishte i dashuri i Fatmires. /Indeksonline/