E Martë, 3 Nëntor 2026

Albert Halilaj lirohet nga posti i prefektit, garon për kreun e bashkisë së Kukësit

Prefekti i Qarkut të Kukësit Albert Halilaj është liruar nga detyra pasi do të garojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 shtatorit që do të mbahen në këtë qytet.

Vendimi për lirimin nga detyra i Halilajt është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Në postin e prefektit të Qarkut të Kukësit është emëruar Granit Gjana, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së këtij qyteti.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

 Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 shtatorit të Kukës do të jenë përballë njëri-tjetrit, Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Posti i kreut të bashkisë së Kukësit mbeti vakant pas dorëheqjes së Safet Gjici si pasojë e përfshirjes së tij në skandalin e ndodhur në mjediset e këtij institucioni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›