E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: Disapora, rol kyç për bashkimin kombëtar

Gjatë intervistës me Albin Kurtin

Prishtinë, 29 prill, NOA Asllan Dibrani/Gradualisht figura e tij po ngrihet në skenën e figurave më me peshë të kombit shqiptar. Ishte një student i rezistencës së ngjarjeve të më hershme, me një vizion, largpamësi  në  sferën politike. Ishte një njeri i sakrificës, i  burgosjes së disahershme dhe qëndrushëmerisë stoike dhe besnikërisë ndaj idealeve kombëtare. Edhe pse tashmë pjesë e politikës, Albin Kurti nuk ka ndryshuar. Vazhdon të flas me të njëjtin pasion si atëherë kush ishte vetëm drejtues i një organizate jo qeveritare. Sot me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja i ka edhe më të qarta idetë për të përunuar për popullin. Në një intervistë të zhvilluar në ambientet e reja të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e pyetëm Kurtin për të zhvillimet më të fundit politike dhe për qëndrimin që kjo Lëvizje do të mbajë në të ardhmen.

Zoti Kurti ne jemi në  Prishtinë nga Gjermania dhe pikërisht do të kemi një temë me gjendjen aktuale në Kosovë, njëkohësisht edhe me  Diasporën Shqiptare. A mund të na flisni  në aspektin politik ,ku qëndroni pasi që hytë në  Parlamentin e Kosovës si lëvizje kombëtare etj.

Ne jemi një lëvizje politike e cila mbetet deri tani shumë aktive me  veprimet  siç janë protestat, demonstratat, aksionet simbolike,tubimet publike anekënd Kosovës duke na përjashtuar edhe mjetet institucionale. Po përjashtojnë zërin tonë në Parlament i cili është zë brenda konceptit të njëjtë për qëllimin tonë, që ta bëjmë Kosovën sovrane në mënyrë që pavarësia të mos mbetët formale dhe ta bëjmë Kosovën me zhvillim ekonomik i cili bazohet në prodhim, në mënyrë që Kosova mos te mbetet një vend i pa jetueshëm, në aspektin social me këtë kuptim e sovranitetin që Kosova ta ketë ushtrinë e vet,  të ketë të drejtën që Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Po ashtu e shohim si të drejt që Kosova të kontrolloj resurset natyrore, por edhe kapacitet zhvillimore në fusha të ndryshme.

Kohët e fundit është ndërlikuar çështja  në institucionet  e Kosovës pasi qe jeni fut  ju aty  ka përplasje edhe ma tepër. A dëgjohet zëri i juaj dhe me që përputhen me zërin e popullit,zëri i juaj  është zë i sinjalizuar me tonin e popullit dhe interesat kombëtare historike. Ne këto rrethana dramatike ekonomike,politike, kulturore etj.   Ku qëndrojnë  institucionet te Kosovës dhe ju  karshi gjërave te lartpërmendura?

Ne sot operojmë me  14 deputetët e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës. Ka filluar të ndryshoj edhe kultura politike brenda këtyre institucioneve sepse fuqishëm dëgjohet zëri qytetarëve të pa kënaqur dhe i interesit të përgjithshëm njëkohësisht i kemi bindur te gjithë dhe është e mundur qe të ndikojmë edhe në ish “institucione” aktuale .

Ti mbash po ato qëndrime qe i ke premtua kur kemi qenë jashtë institucioneve është inkurajuese. Qytetarët kanë mundur të jenë edhe skeptik ma herët…se ndoshta kanë mbajtur një rezervë ndaj nesh, duke menduar që do të bëhemi si të tjerët, me mashtrime kolltukësh, por jo të ne qëndron ajo kërkesa e popullit , jemi të pa lëkundur me qëndrimet tona. Prezenca e jonë do ti gjunjëzojmë të gjithë ata që  synim e kanë korrupsionin, hajninë, dhe pa aftësinë e tyre, që në atë formë apo tjetrën janë gjetur si bajraktar të këtij populli. I kemi bindur të gjithë se “Lëvizja Vetëvendosja” është po ajo që ka qenë gjithmonë, pra lëvizje e cila pasqyrohet me vullnetin  e popullin për liri, për pavarësi e për drejtësi.  Gjendja ekonomik është vërtet jo në gjendje të mirë, këtu asgjë s’mbet nga qeveritarët kosovar, gjë që është një pasuri e popullit e  qe konsiderojmë zhvillimin e  procedurave të ma vonshme. Në Kosovë dhe gjatë viteve të pas luftës kemi pasur një privatizim të egër kur prona shoqërore, së pari dhe ajo publike po shiten me shpejtësi dhe shumë lirë, kjo po bëhet mbrapa shpinës së popullit  të Kosovës dhe po bëhet nga politikanët aktual, dhe po ashtu po fitojnë nga ky proces i privatizimit me që zhvendosin ndihmën e zhvillimit ekonomik prej privatizimit në prodhimin vendor, natyrisht nuk kemi shtet të na dirigjoj në zhvillimin ekonomik mirëpo duam qe shteti të ketë një rrol aktiv në aspektin indikativ dhe ndërtues  të politikave zhvillimore sepse nëse  vazhdojmë me ketë privatizim atëherë Kosova dot i përngjaj jo ma Evropës së shekullit 21 por Amerikës latine të viteve 80 të  shekullit kaluar.

Çka mendoni në menaxhmentin ekonomik kohë e fundit është dëgjuar se mbi 2000 firma  falimentuan  në  këtë lloj menaxhimi çka mendoni kah  do të shkoj kjo ekonomi dhe kjo gjendje shumë dramatike aktuale?

Firmat të cilat janë bërë ma të qëndrueshme në Kosovë janë vetëm firmat e tregtisë, të cilat kontribuojnë në rritjen e importit në Kosovë dhe nuk janë firmat e prodhimit. Ne kemi nevojë për ndërmarrje prodhuese dhe kush do qe ka investuar një biznes shumë shpesh është shkelur prej këtyre korporatave të ulta të cilat nxjerrin jashtë vendit parat që diaspora i sjell tek ne për shembull diku gjysmë  miliardi euro në vit sjell diaspora. Mërgata jonë në Kosovë dhe po aq është vlera e importit e mallrave nga Serbia që e bën vendin tonë një vend deficit të  tmerrshëm tregtar.

Mirë me që përmendet ju diasporën shqiptare, konkretisht edhe vet jetoj jashtë. Ne kemi  një popull gati dy milionëshe  shqiptar aktualisht qe jetojnë në shtetet e jashtme të perëndimit. Opinioni i juaj  për vlerat  dhe kontributet e sajë?

Diaspora shqiptare e ka ndihmua luftën çlirimtare. Për diasporën shqiptare, për mjetet qe i ka mbledhur në interesin  e çlirimit të Kosovës, kam respekt  për  njerëzit të cilët i  kanë lënë vendet e punës dhe familjen e tyre në diasporë. Ata erdhën në luftë dhe shumë prej tyre janë ranë dëshmor, pa këta nuk dot ishte e mundur zhvillimi i luftës  çlirimtare, ndërsa sot diaspora jonë është kushti i parë që e zbut çështjen sociale në Kosovë. Fatkeqësisht shteti i Kosovës është uzurpuar nga ky pushtet që kemi aktualisht në vend që të jetë mirënjohëse për diasporën tonë, vetëm sa  i shkakton probleme dhe i ngrit pengesa asaj për ta bërë ndihmën e sajë në Kosovë qoftë në financë prodhim apo në ndonjë lami tjetër.  Kanë ardhur edhe faktor të ndryshëm ndërkombëtar që kanë sjell ndihma, po ndihma qe kanë pas gjithmonë ndikim të drejtë për drejt dhe te pa diskutueshëm, pikërisht janë ndihmat qe kanë ardhur nga ndërkombëtaret shpesh edhe  janë kthyer ne vendet e ndryshme te botës prej nga kanë ardhur ose janë tret rrugës!… Ndihmat e diasporës janë te drejt për drejta edhe efikase, me njëherë po hasin në vështirësi  se  ato dedikohen për popull e jo për qeveritarët.

A ka ndonjë investitor i cili ka investuar nga diaspora që është i kënaqur, a ju kujtohet ndonjë firmë.  Kamë kontaktuar  me shqiptaret në diasporë qe kanë investuar në Kosovë,  kanë falimentua ose është i zhgënjyer dhe gjendet në fazën përfundimtare të falimentimit dhe në përgatitje për ikje nga Kosova mendimi i   juaj zotëri Albin?

Po kjo është mëse e vërtet kështu që politikanet janë njerëzit ma të pasur në Kosovë! Pelikanët janë biznesmenët ma të suksesshëm në Kosovë, duke qenë se janë pasuruar nëpër mjet kontrabandës ose keq përdorimeve me tender dhe këta e kanë bë llogari me biznesin vendor. Kanë kontribuar njerëzit nga diaspora janë po siç thatë edhe ju nuk kanë pasur sukses për shkak se në Kosovë ne vend se do të kemi një pushtet të shtetit,të na mbretron një  zuzar i cili i shfrytëzon mekanizmat shtetërore për interesat  të vetës së tij, pra partia e merr pushtetin e  pushteti e merr shtetin dhe gjithë kjo bëhet për një kryetarit të partisë ose nga një kryetar partie.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›