Ndahen bursa për 40 studentë mitrovicas
Nga Express më 29 prill 2011 në ora 14:31
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, të premten ka dorëzuar në mënyrë solemne kontratat për 40 studentë që kanë përfituar bursat të ndara nga komuna.
Ai u ka uruar sukses këtyre studentëve, duke shprehur dëshirën që më këto mjete sado pak t’u dilet në ndihmë.
Kastrati ka theksuar se Komuna e Mitrovicës çdo vit është duke ndarë nga 40 bursa në vlerë prej 50 eurosh për studentët që plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.
Ai ka shprehur keqardhje që mundësia e komunës nuk është më e madhe në mënyrë që t’u ndihmohet një numri edhe më të madh të studentëve.