Albin Kurti: E bekuan dorën e Serbisë në Kosovë!
PRISHTINE-Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e konsideron Asociacionin e Komunave Serbe, një organ të fuqishëm të cilin nuk do të mund ta shpërndajë as Kuvendi e as presidenti i Kosovës.
Për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është një e drejtë e vetos që i është dhënë Serbisë për të futur duart brenda rregullimit të brendshëm të Kosovës.
Në një intervistë për Telegrafin, Kurti ka thënë se pretendimi i qeveritarëve se nuk do lejohet formimi i pushtetit të tretë ka rënë në ujë kur ata bekuan faktin që asociacioni të ketë fjalën kryesore për të përcaktuar një komandant rajonal që duhet të jetë i përkatësisë nacionale serbe.
Ndërkohë, Kurti vlerëson se takimi i liderëve partiakë për reformën zgjedhore është paralelizëm që po i bëhet Komisionit të krijuar në Kuvend.
Kurti ka shpjeguar se pretendimi se atij i është refuzuar viza për SHBA është gënjeshtër e mediave të pushtetit, sepse ai nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.
(d.b/BalkanWeb)