Parlamenti i Serbisë miraton raportin për dialogun
27-04-2013 / Gazeta 55
"Pro" raportit kanë votuar 173 deputetë
Deputetët e Parlamentit të Serbisë kanë miratuar raportin e qeverisë për dialogun politik dhe teknik me Kosovën, në kuadër të të cilit ndodhet edhe Marrëveshja e Brukselit.
Të premten mbrëma, pro raportit kanë votuar 173 deputetë.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, në Bruksel.