Albin Kurti: E duam një Kosovë të re
PRISHTINE-Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot një takim me aktivistë për të diskutuar rreth pushtetit lokal. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se duhet të përfytyrojnë një Kosovë tjetër, një shtet të ri shqiptar, por kështu edhe një qytet të ri të Prishtinës.
“Pra, pikënisja jonë nuk është fragmenti por tërësi, prandaj edhe fitorja do të jetë për tërësinë ku pastaj pjesët fitojnë në mënyrë deduktive, dhe jo thjeshtë të prodhojmë ngjarje, që më shumë iu ngjajnë ritualeve, të fragmentuara e të copëzuara, me idenë se ashtu do ta mashtrojmë qytetarin për tërësinë. Pra, ne duhet ta parafytyrojmë, duhet ta imagjinojmë kolektivisht një qytet të ri, i cili më pastaj na ribënë neve kryeqytetin”, theksoi Kurti.
Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Visar Ymeri, tha se përfaqësuesit e popullit nuk mjafton të jenë thjesht përfaqësues, por edhe përfytyrues të së mirës së përgjithshme.
“Ne nuk jemi veç përfaqësues, në duhet të jemi përfytyrues të interesit të përgjithshëm të Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Pra, jo vetëm ta përfaqësojmë aty qytetarin si zë ose si angazhim, por duhet ta përfytyrojmë atë që është e mirë për popullin e Kosovës kolektivisht.Aty jemi për t’ia bërë jetën më të mirë qytetarit, e jo për ta shfrytëzuar atë institucion për interesa personale apo si një vend ku veç tentojmë e pastaj heqim dorë”, ka thënë Ymeri.
Në këtë tubim kanë folur edhe udhëheqës të VV-së, qendra në Prishtinë, të cilët thanë se Kuvendi i Komunës së Prishtinës është në imitim të demokracisë.
(d.b/BalkanWeb)