Gjermani, një çift homoseksual martohet në kishën protestante
BERLIN - Një martesë homoseksuale u zhvillua për herë të parë në një kishë protestante në Gjermani duke u regjistruar zyrtarisht si e tillë, njoftoi sot radioja publike e rajonit Hessen.
"Për herë të parë në Gjermani, bashkimi mes Rüdiger dhe Christoph Zimmermann u përfshi në regjistrin e martesave të kishës", citoi faqja zyrtare e radios në internet.
Dy burrat, të cilët ishin tashmë të bashkuar ligjërisht me anë të një kontrate bashkëjetese, i thanë njëri-tjetrit po në një kishë protestante të qytetit Seligenstadt, afër Frankfurtit, sipas imazheve të transmetuara nga televizioni publik gjerman ARD.
Në qershor, kisha protestante e rajonit të Hessen dhe Nassau u shpreh se do të zyrtarizonte martesat mes personave të seksit të njëjtë duke i përfshirë ato në regjistrin e martesave.
(d.b/BalkanWeb)