E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, vritet 26-vjeçarishqiptar, nuk dihen shkaqet

SHKUP- Një 26-vjeçar shqiptar u gjet sot i vrarë në rrethana akoma të pasqaruara në dalje të lagjes “Butel” të Shkupit.
 
Policia theksoi se viktima është Xhemaledin M. nga Shkupi, ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri në pjesën e kokës dhe në pjesën e sipërme të trupit.
 
Trupi i tij i pajetë u gjet sot nga një banore e fshatit Bërnjancë, i cila menjëherë ka alarmuar organet e rendit.
 
Autoritetet policore theksojnë se nuk dijnë se në ç`periudhë kohore ka ndodhur vrasja në zonën që lidh lagjen “Butel” me fshatin Mirkovc. Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka nxjerrë gëzhoja plumbash, si dhe gjurmë gjaku.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›