E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti Te punojme pa reshtur per Shqiperine natyrale

Lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti theksoi per agjencine e lajmeve INA se shqiptaret ne Maqedoni nuk duhet te lejojne abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit te popullsise.

Cili eshte mendimi juaj per procesin e regjistrimit te popullsise ne Maqedoni A mendoni se mund te kete manipulime kur dihet perfaqesimi i ulet i shqiptareve ne Entin Shteteror te Statistikave

Regjistrimi i popullsise eshte nje gje e nevojshme per cdo shtet i cili deshiron te planifikoj politika afatgjata. Por se cili eshte ky plan ne rastin konkret nga cilat motive behet kjo gje nga autoritetet maqedonase le mjaft hapesire per dyshime. Procesi i regjistrimit te popullsise nuk duhet te jete ne funksion te shifrave te paracaktuara por perkundrazi shifrat perfundimtare duhet te vijne si rezultat i nje procesi korrekt. Pra nese qellimi i ketij procesi eshte qe te mesojme se cfare ne te vertete eshte numri i popullsise atehere rezultati perfundimtar duhet te jete pasoje e procesit dhe jo te abuzohet me procesin ne funksion te rezultatit i cili per pasoje do te jete i falsifikuar. Shqiptaret duhet patjeter te jene te perfaqesuar ne Entin e Statistikave si perqindje e pergjithshme por sidomos ne pozitat drejtuese te ketij institucioni. Te dhenat ne terren mosperfaqesimi i shqiptareve ne kete institucion qofte ne nivelin qendror apo rajonal aktualisht pervojat e hidhura me regjistrimet ne te kaluaren skandali lidhur me ligjin per natalitetin para ca kohe jane indikacione te qarta se ky regjistrim eshte i motivuar nga qellime antishqiptare.

Edhe Marreveshja e Ohrit pavaresisht verejtjeve qe i kemi ne permbajtjen e saj nuk eshte rezultat i nje vendimi racional e miredashes te qarqeve maqedonase ajo eshte rezultat i rezistences shqiptare. Shqiptaret jane aty. Nese nuk figurojne saktesisht ne lista do te reagojne do te duken e do te shfaqen. Ceshtja eshte nese qeveria Gruevski do te mesoje se diskriminimi e nenperfaqesimi nuk krijon rehati. Shqiptaret jane Ata duhet trajtuar si jane dhe duhet numeruar aq sa jane. Ndryshe ata mund te dalin shume me teper.

Kryeministri i Maqedonise dhe qeveria te cilen e drejton ai me veprimet e saj po deshmon se nuk eshte e interesuar per tu integruar ne strukturat euroatlantike. Cfare mendoni se fshihet pas kesaj strategjie

Politika e ndjekur deri me tani nga Nikolla Gruevski me nje fjale mund te perkufizohet si nje nacionalizem i semure. Tendenca per ta pervetesuar historine e Maqedonise se lashte krijimi i identitet maqedon duke i percmuar kombet tjera flasin mjaft per nje politikan jo racional dhe te verbuar nga shovinizmi.

Shqiptaret qe jetojne brenda Maqedonise perbejne se paku 30 te popullsise ne kete shtet. Ata duhet thene fjalen e tyre edhe rreth ceshtjes se emrit te Maqedonise aq me teper kur dihet se ata nuk e perkrahin qendrimin e Gruevskit. Per nje ceshtje te tille pergjegjesine duhet kerkuar edhe tek kreret e partise shqiptare ne pushtet qe po i mbajne ison Gruevskit ne emer te shqiptareve.

Si e vleresoni debatin per dosjet ne Maqedoni A mendoni se edhe Kosova se shpejti duhet te ballafaqohet me procesin e lustracionit

Debati per hapjen e dosjeve ne Kosove Shqiperi apo Maqedoni nuk duhet te kete per qellim hakmarrjen e as lincimin publik te njerezve. Nje popull per te ecur perpara duhet ta njoh te kaluaren e tij dhe te ballafaqohet me te. Gjithandej ku jetojne shqiptaret debati per lustracionin eshte i projektuar nga politika ditore dhe i sherben asaj. Elita politike shqiptare gjithandej ne Ballkan eshte e humbur brenda shkembimit te sharjeve qe i ngjajne grindjes se gjelave. Debati per dosjet e verteton kete rregull. Nje popull ballafaqohet me te kaluaren sepse synon perparim ne te ardhmen. Keta politikane jane vete e kaluara ne mentalitet ne qasje ne veprime. Debatin per dosjet keta duan ta shfrytezojne ne menyre qe eventualisht te nderrohen njerezit brenda sojit te tyre. Nuk ka potencial fryme e as vullnet qe keta te bejne levizjen e cila eshte cilesore qe do te mund te quhej fillimi i nje kohe te re. Keta nuk do te nisin me asgje sepse tashme ka nisur fundi i tyre.

A mendoni se ka ardhur momenti per alternativa te reja forca te reja politike ne Maqedoni ne kampin e shqiptareve qe vertet pa hipokrizi do te merreshin me ceshtjen shqiptare

Shqiptaret ne Maqedoni ne radhe te pare duhet te jene te bashkuar. Keshtu mund te jene vetem rreth nje koncepti te ri perbashkues. Partite politike shqiptare ne Maqedoni e kane percare popullin per interesat e tyre andaj populli shqiptar duhet te bashkohet per interesin e tij sepse interesi i tij nuk eshte shqetesimi kryesor i partive aktuale. Gjithandej ku jetojne shqiptaret krahas demaskimit te elitave aktuale politike po krijohen kushtet dhe rrethanat per lindjen e ideve te reja qe perfaqesohen nga forca te reja.

Zgjedhjet e ardhshme te 12 dhjetorit po afrohen. Cilat jane gjasat e levizjes Vetevendosje dhe cili do te jete kontributi juaj nese arrini te perfaqesoheni ne Parlament apo te beheni pjese e pushtetit

Levizja jone do te hyje ne keto zgjedhje per ta ndryshuar Kosoven. Mund te them pa kurrfare modestie se levizja Vetevendosje me programin e saj politik e diagnostikon dhe i pergjigjet me se miri gjendjes se rende qe eshte krijuar ne Kosove. Levizja Vetevendosje do te fitoje jo atehere kur fitojne personat e caktuar brenda levizjes por kur do te triumfoje koncepti yne politik. Ky koncept po perqafohet cdo here e me shume nga qytetaret e Kosoves dhe jo vetem. Nje pjese e madhe e njerezve tashme i vlereson ngjarjet ne Kosove sipas kendveshtrimit te Vetevendosjes. Politizim i qytetareve per tia kthyer kuptimin politikes. Kjo eshte rruga qe duhet ndjekur. Levizja Vetevendosje i ka ne qender te programit politik dy gjera kryesore. Ne rrafshin politik ne angazhohemi per sovranitet integritet territorial qytetari aktive e demokraci. Me ekonomi ne radhe te pare e nenkuptojme prodhimin. Kosova duhet te kaloje nga nje vend qe u sherben si treg te tjereve ne nje vend qe prodhon dhe ben tregti per ti eksportuar mallrat e prodhuara.

Si e vleresoni rolin e qeverise shqiptare kundejt provokimeve te qeverise greke

Qeveria e Shqiperise e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesave te shqiptareve kudo qe jane. Synimet e kamotshme greke per Vorio Epirin ngjallen sa here u jepet rasti atyre. Qeverite shqiptare qofte te majta apo te djathta zakonisht kane mbajtur nje qendrim prej struci karshi veprimeve tendencioze te qarqeve te caktuara nga minoritetit grek e te mbeshtetur nga shteti i Greqise. Tirana zyrtare ka shume mjaft ceshtje qe duhet kerkuar nga Greqia para se te flitet per minoritetin grek i cili si i tille i gezon te gjitha te drejtat. Keto ceshtje jane kerkim falje publike per gjenocidin e vitit 1945 kthimin e pronave komunitetit cam trajtim te dinjitetshem per emigrantet shqiptare ne Greqi etj.

A eshte larg realizimi i idese se Shqiperise natyrale

Ideja e bashkimit te shqiptareve barometer kryesor duhet ta kete vullnetin e tyre e vullneti nuk eshte brenda llogaritjeve matematikore. Nese ekziston vullneti per bashkim edhe koha shkurtohet edhe proceset shpejtohen. Per bashkimin e shqiptareve nuk duhet pyetur nese eshte larg por duhet punuar pa e kthyer koken prapa. Shqiptaret bashkohen sepse ata duan qe te jetojne bashke dhe eshte ne interesin e tyre qe te bashkohen.

Kongresi i Manastirit/Festohet Dita e Alfabetit Shqip ne Maqedoni

Ne Maqedoni kane nisur manifestimet per shenimin e festave te nentorit duke filluar me Diten e Alfabetit te Gjuhes Shqipe 22 nentorit.

Per shkak te kesaj feste ne Maqedoni dje u shpall dite jopune per shqiptaret. Kjo feste eshte ne perputhje me ligjin per festat te miratuar nga qeveria.

Nje koncert recital me ansamblet shqiptare mbreme ne Manastir shenoi fillimin e manifestimeve kulturo-artistike. Ne qytetin e Manastirit per sot eshte paralajmeruar mbajtja e tribunes shkencore per Kongresin e Alfabetit qe organizohet nen patronazhin e Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni.

Nje pjese e ketyre manifestimeve jane mbeshtetur nga sekretariati qeveritar per implementimin e Marreveshjes se Ohrit. Me rastin e shenimit te pervjetorit te Dites se Alfabetit ne mbare vendin jane organizuar manifestime kulturore dhe letrare nga institucione kulturore dhe organizata joqeveritare shqiptare. Nderkaq ne Shqiperi dhe Kosove nuk pati festime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›