E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaine nga Panamaja me poste arrestohen tre persona

Droga e futur ne nje pjese makine motorino pershkoi itinerarin Panama-Kentaki-Itali-Tirane. Vlera e lendes narkotike 40-50 mije euro arrestimi i pritesve ne zonen e ish-Bllokut pas marrjes se pakos

Trafiku i kokaines nga vendet e Amerikes Latine eshte duke bere perpjekje qe te gjeje rruge transit ose dhe per trafikim te saj ne Shqiperi. Fale bashkepunimit te kater shteteve eshte bere e mundur te sekuestrohet 1 kg kokaine panameze me vlere 40-50 mije euro ndersa jane vene ne pranga tre shtetas dhe jane nen hetim disa persona te tjere. Nje fakt i tille u konfirmua zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda permes nje konference per shtyp ku prokurori i ceshtjes ka bere publike detaje te operacionit te finalizuar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Sipas prokurorit Edvin Kondili ne pranga kane rene shtetasit Ilia Xoxe Arben Uku dhe Ervin Tushe te akuzuar per vepren penale te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike. Nga burime prane akuzes mesohet se linja e ndjekur ne rruge postare e droges se futur brenda nje motorinoje makine ka qene Panama-Kentaki-Itali-Shqiperi ndersa arrestimi i shtetasve eshte bere pasi kane marre pakon ne dorezim. Mesohet se arrestimi i tre pritesve te pakos eshte bere ne zonen e ish-Bllokut pasi kishin marre ne dorezim mallin e ardhur nga Panamaja.

Zbulimi

Nje jave me pare Prokuroria e Krimeve te Renda merr informacion permes Prokurorise se Pergjithshme se nje sasi kokaine pritej te mberrinte se shpejti me pako postare ne Tirane. Vendi i origjines ishte Panamaja dhe destinacioni ishte Tirana gjysma e mallit per tregun vendas dhe pjesa tjeter per nje nga shtetet perendimore. Organi qendror i akuzes kishte pasur nje komunikim me agjencite SOCA e Britanise DEA e SHBA-se dhe agjencine e zbulimit ne Itali. Nje ndihme ne identifikimin e pritesve te mallit ka dhene edhe SHISH me informacione te rendesishme per grupin hetimor. Sipas prokurorit Kondili pasi eshte bere kerkesa per dorezimin e kontrolluar nga ana e Prokurorise se Pergjithshme Krimet e Renda ne bashkepunim edhe me struktura te rendesishme te Policise se Shtetit kane kryer nje sere veprimesh te rendesishme hetimore per zbulimin e rrjetit te personave te perfshire ne kete aktivitet trafikimi te kokaines nga Amerika Latine ne Shqiperi. Droga eshte nisur nga Panamaja e fshehur ne nje motorino permes postes se shpejte dhe ka pasur per destinacion paraprak Tiranes konkretisht nje adrese te rreme ka deklaruar per mediat prokurori i ceshtjes. Sapo kane marre sinjalizimin nga autoritetet e huaja ka nisur shkembimi i informacioneve me DEA ne SHBA per lejimin e kalimit te kokaines deri ne Shqiperi. Kokaina ka kaluar me pas ne disa vende deri ne mberritjen e saj ne Shqiperi ku nderkohe kishte nisur puna per identifikimin e personave te perfshire ne kete veprimtari. Operacioni i finalizuar mengjesin e djeshem u koduar Motorino ndersa u vune ne pranga shtetasi 37-vjecar Ilia Xoxe 38-vjecari Arben Uku dhe 30-vjecari Ervin Tushe te tre banues ne Tirane. Prokuroria ben te ditur se nen hetim jane edhe persona te tjere qe mund te jene perfshire ne kete aktivitet kriminal. Per te treten here Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim edhe me agjensite e huaja nga vende te ndryshme te Evropes dhe SHBA-ja kane arritur te zbulojne bllokojne sasi te konsiderueshme droge dhe vene ne pranga disa persona.

Shperndarja

Sasia e kokaines se mberritur mengjesin e djeshem nga Panamaja permes postes se shpejte kishte destinacion tregun e brendshem vendas dhe nje shtetet tjeter te Evropes Perendimore ku pritej te trafikohej. Vlera e 1 kg kokaine sipas hetuesve eshte 40-50 mije euro blerja ndersa shitja kap vleren e 100 mije eurove pas perzierjes. Mesohet se kjo sasi droge ishte e destinuar per nje treg klasi ne Tirane persona qe gezojne gjendje shume te mire financiare. Ndersa gjysma e kokaines pritej te trafikohej per nje nga vendet e Evropes Perendimore. Tre te arrestuarit jane kapur ne zonen e ish-Bllokut pasi jane larguar nga posta ku kane marre ne dorezim motorinon brenda se ciles ndodhej e fshehur sasia prej 1 kg kokaine.

Sekuestrimi i pronave

Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur verifikimin e pronave te tre personave te arrestuar nderkohe qe paralelisht vijon hetimin per zbulimin e personave te tjere te perfshire ne kete rrjet. Nuk flitet per ndonje lidhje mes dy operacioneve te meparshme me kete te djeshmin ndersa behet e ditur se eshte duke u hetuar per ndonje lidhje te mundshme. Me ndihmen edhe te institucioneve te tjere sic eshte Permbarimi pritet te identifikohen pronat qe disponojne tre te arrestuarit dhe origjina te te ardhurave per ngritjen e bizneseve nese do kene. Nese ne pronesi te tyre rezultojne prona me dyshime per prejardhjen e tyre atehere per to do te kerkohet gjykates te vihen nen sekuestro preventive nga Prokuroria e Krimeve te Renda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›