E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti Vetevendosje nuk do te jete pjese e bisedimeve Kosove-Serbi

Udheheqesi i levizjes Vetevendosje Albin Kurti e ka cilesuar krizen aktuale institucionale ne Kosove si krize te nxitur nga interesat e politikaneve. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ai shpalos pergatitjet per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare ndersa ka hedhur poshte cdo mundesi te perfshirjes se tij ne bisedimet e paralajmeruara me Serbine. Ne intervisten dhene korrespondentit Besim Abazi zoti Kurti thote se do te angazhohet per ri percaktimin e rolit te Bashkimit Evropian ne Kosove.

Zeri i Amerikes Zoti Kurti Kosova ndodhet ne nje gjendje krize institucionale. Si e shihni ju kete krize dhe rrugedaljen prej saj

Albin Kurti Kriza institucionale eshte krize e shkaktuar nga politikanet per interesa te politikaneve. Mendojme qe kjo krize nuk ka te beje me qytetaret dhe interesat e tyre. Qytetaret qe prej shume vitesh ndodhen ne krize politike e te sigurise dhe po ashtu ne krize socio ekonomike. Dyzet e pese per qind e popullsise jetojne me me pak se 2 dollare ndersa 18 per qind jane ne varferi ekstreme dhe jetojne me me pak se nje dollar ne dite qe do te thote se jane te uritur per cdo dite meqenese nuk marrin kalorite e mjaftueshme qe i nevojiten organizimit te njeriut. Mbi 60 per qind eshte papunesia dhe mendoj qe gjithe keta njerez kur ne ekranet televizive shohin ne vend te nje figure prej politikani U.D i presidentit ne vend te presidentit te Republikes se Kosoves nuk mendoj se kjo ia shton shume krizes se jetes se tij te perditshme. Por mendoj qe partite qe jane ne koalicionin qeveritar me keto manipulime qe po i bejne jane te interesuara qe tia rrisin pazarin vetes se tyre para njeri tjetrit dhe e gjithe kjo sajese eshte teresisht per interesat e krereve te partive qe jane ne koalicionin qeveritar dhe nuk ka te beje me qytetarin e Kosoves.

Zeri i Amerikes Dhe kjo qe ju e quajtet sajese e partnereve te koalicionit qeverises po e con perfundimisht vendin ne zgjedhje madje edhe te jashtezakonshme. Ju keni vendosur te merrni pjese ne keto zgjedhje. A jeni te pergatitur per nje gje te tille

Albin Kurti Ne po pergatitemi maksimalisht meqenese levizja Vetevendosje pervec qe ka nje ide dhe koncept te fuqishem gjithnje e me shume po e ka edhe nje organizim te fuqishem ne terren dhe jemi te interesuar qe me kete organizim te fuqishem te luajme nje rol unifikues ne popullin e Kosoves dhe ti bashkojme te pakenaqurit ti vetedijesojme si shumice qe jane dhe ti prodhojme ndryshimet te cilat jane te domosdoshme. Vetem nga energjia e pakenaqesise nuk vijne ndryshimet. Kjo energji duhet te shnderrohet ne fuqi te organizimit dhe besoj qe nuk do te mungojne as rezultatet. Bindja ime eshte qe politikanet te cilet i kryesojne partite ne koalicionin qeveritar jane politikane qe po perpeliten ne njeren ane para zemerimit ne rritje te qytetareve dhe ne anen tjeter para projekteve te demshme qe duan tia imponojne Kosoves e keto jane negociatat e paralajmeruara me Serbine si dhe privatizimi neo liberal i gjithckaje qe eshte publike.

Zeri i Amerikes Zoti Kurti kur jemi tek negociatat ato jane paralajmeruar te vazhdojne nese jo me heret menjehere pas zgjedhjeve ne Kosove. fare prisni nga keto bisedime dhe a do te jeni pjese e tyre nese arrini te jeni pjese e institucioneve

Albin Kurti Levizja Vetevendosje jo vetem qe nuk eshte pjese e kurrfare bisedimeve me Serbine dhe nuk do te jete asnjehere por ajo mendon qe eshte absurde qe te bisedohet per cfaredo qofte me Serbine perderisa ajo nuk e pranon pavaresine e Kosoves nuk e nderron kushtetuten e saj ku shkruan se Kosova eshte pjese e Serbise nuk na kerkon falje per krimet e kryera nuk na i dorezon kriminelet e luftes nuk na i dorezon trupat e pajete te te pagjeturve te zbuluar ne varrezat masive ose informatat per ta nuk ka i kthen librat kadastral dhe fondin pensional dhe nuk na i paguan demet per shkaterrimet e medha ne Kosove e nuk i nderpret po ashtu edhe financimin e strukturave paralele. Prandaj keta po shkojne te negociojne me Serbine per veten tone ne kohen kur qendrimi i tyre fillestar do te jete plani i Martti Ahtisaarit me crast do te bejne edhe koncesione te reja. Prandaj mendoj qe kjo elite politike qe kemi sot thjeshte po druhet qe ti lere zgjedhjet te jene te rregullta per vitin e ardhshem. Deshiron qe sa me pare ti beje ato ne menyre qe te shpetoje votat qe mund te shpetoje per veten e saj dhe kesisoj te nxirret prej ndeshkimit te qytetareve para se te fillojne negociatat me Serbine ku ata falin territor dhe para se te filloje privatizimi i PTK-se KEK-ut e Trepces ku ata falin pasuri te Kosoves.

Zeri i Amerikes Zoti Kurti por dialogu me Serbine eshte nje detyrim tashme shteteror i marre nga institucionet e Kosoves. Ju thoni se nuk do te jeni kurre pjese e ketij dialogu por premtimet u jane dhene edhe faktoreve te rendesishem nderkombetar qe llogariten edhe aleate te Kosoves. Si do te dilni nga kjo situate nese ju do te udhehiqni institucionet e vendit Do te perballeni me gjithe boten

Albin Kurti Perkundrazi. Ne mendojme qe nuk jane vetem dy rruge te mundshme me faktorin nderkombetar. Pra nuk eshte i mundshem vetem serviliteti ose armiqesia. Ne jemi per nje qasje krejt tjeter te bashkepunimit me faktorin nderkombetar e ky eshte partneriteti. Politikanet tane per shkak te korrupsionit te tyre enorm dhe per shkak te shantazheve qe i kane per kete korrupsion nuk kane mundesi tjeter pervecse servilitetit. Mendojme qe nje elite e re politike e cila eshte e domosdoshme qe te ndryshoje gjendja do te ishte ajo e cila do te bente marredhenie partneriteti me nderkombetaret dhe nuk do te kishim nevoje qe me me Serbine te negociojme per veten tone. Faktoreve nderkombetar politikanet e Kosoves kurre nuk ua kane shpjeguar sic duhet pse ne nuk duhet te bisedojme me Serbine per Kosoven dhe nuk e kane shpjeguar se si Serbia jo vetem qe e ka te kaluaren kriminale ne Kosove por i ka edhe projektet per Kosoven kriminale.

Zeri i Amerikes Dhe ju mendoni se ju jeni ndryshimi i kesaj situate dhe kesaj qasjeje qe kane institucionet e Kosoves

Albin Kurti Ne mendojme se gjendjen ne Kosove do ta ndryshoje populli i Kosoves qytetaret e Kosoves. Dhe per dallim nga partite politike qe kane luajtur nje rol percares per pushtetin e tyre ne deshirojme qe te luajme nje rol unifikues per shtetin e Kosoves. Ka ardhur koha qe zhgenjimi qytetar te mos lejojme qe te degjeneroje ne deshperim te pergjithshem ku krijohen vetem dy mundesi ose te marresh valixhet e te leshosh kete vend ose ti nenshtrohesh regjimit ne fuqi i cili e trashe pushtetin ne llogari te zvogelimit te shtetit. Por mendojme qe ky zhgenjim duhet te shnderrohet ne nje shprese te re dhe per kete po perpiqemi maksimalisht.

Zeri i Amerikes Per te bere keto ndryshime duhet te hyni ne zgjedhje per cfare ju tashme keni vendosur. A ka hapesire te mjaftueshme per zgjedhje te lira e te mira ne Kosove me infrastrukturen aktuale ligjore

Albin Kurti Sigurisht qe ne Kosove partite te cilat nuk kane lejuar qe zgjedhjet edhe ne te kaluaren te jene te lira e demokratike nuk mund te llogarisim qe keto parti do te ndryshojne kesaj radhe. Ne besojme qe ndryshimi ne Kosove vjen prej atyre qe kane interes per ndryshim. E keta jane popullsia e Kosoves shumica dermuese e te ciles jane ose te varfer ose te papune e zakonisht te dyja keto. Nderkaq ata qe nuk kane interes per ndryshime sepse jane pasuruar ne menyre enorme ne Kosoven e varfer prej tyre nuk mund te presim as drejtesi as meshire pra as zgjedhje te lira e demokratike. Por ne duhet te ballafaqohemi e ballafaqimi nenkupton punen ne terren permes krijimit te strukturave te forta organizative dhe permes mobilizimi organizimit te te pakenaqurve qe deshiren e tyre per ndryshime ne diten e zgjedhjeve ta shnderrojne edhe ne vullnet per ndryshime.

Zeri i Amerikes A do te kete mundesi Albin Kurti qe te kandidohet ne keto zgjedhje duke pasur parasysh telashet e tij me drejtesine ne Kosove

Albin Kurti Une besoj qe kam te drejte te kandidohem dhe do te kandidohem. Sigurisht qe regjimi jo vetem mua por edhe te tjereve por edhe levizjes ne pergjithesi do te mund te perpiqet qe te beje pengesa e veshtiresi te ndryshme. Por eshte e qarte se ata kane veshtiresi edhe brenda vetes qe te na vendosin edhe neve pengesa sepse ka kunderthenie midis ligjeve te ndryshme kodit penal kushtetutes e keshtu me radhe. Por besoj qe ne kohen e duhur levizja Vetevendosje do te prezantoje listen e kandidateve te saj dhe aty do te jene aktiviste te Vetevendosjes por edhe shume personalitete te tjera qe na jane bashkuar ne nderkohe e do te na bashkohen ne vijim.

Zeri i Amerikes Kur folem me heret per marredheniet me bashkesine nderkombetare thate se do te angazhoheni per partneritet. A nenkupton ky partneritet edhe pranine aktuale civile nderkombetare ne Kosove kam parasysh edhe EULEX-in me te cilin ju keni nje histori perplasjesh

Albin Kurti Ne ne politiken e jashtme te Kosoves mendojme qe te mos i trajtojme njesoj organizmat nderkombetar dhe shtetet qe na kane pranuar me ata qe nuk na kane pranuar. Ne jemi te interesuar qe te vendosim marredhenie shume te mira me ata qe e njohin pavaresine e Kosoves per dallim prej atyre shteteve qe nuk e njohin pavaresine e Kosoves. Ne mendojme se ne Kosove ka nevoje te ri definohet prezenca e Bashkimit Evropian dhe ne jemi per nje prezence qe na keshillon na ndihmon ne fushen e ekonomise arsimit shendetesise. Por mendojme qe nuk ka vend nje prezence e tipit te EULEX-it e cila sundon ne Kosove permes njerezve qe kane imunitet prej ligjit dhe kane fuqi ekzekutive mbi institucionet tona ndonese nuk i ka zgjedhur askush. Ne deshirojme qe Kosova te jete nje shtet normal qe krahasohet me shtetet perendimore demokratike me sovranitet pra me shtetet normale e jo te jemi nje shtet qe krahasohemi me vatrat tjera te krizes sikurse Afganistani Iraku apo madje edhe Bosnja.

Zeri i Amerikes Nese vini ne pushtet a do te kerkoni largimin e EULEX-it

Albin Kurti Ne do te kerkojme ri definimin e prezences nderkombetare dhe do te bisedojme me Brukselin qe Kosova ne njeren ane ta kete te drejten per tu integruar ne BE dhe ne anen tjeter BE-ja te na ndihmoje qe te zhvillohemi si Kosove e jo vetem te na shoh si mjet per sigurine e stabilitetin rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›