Invalidi Si keqtrajtohem nga mjeket se nuk kam leke
31/10/2010Fiqiri Bici i paafte prej 20 vitesh ka kaluar 8 nderhyrje kirurgjikale ne fshikez dhe shtylle kurrizore
DURRES- Mjeket dhe infermieret e spitalit te Durresit injorojne ndihmen per pacientet te cilet kane statusin e personave me aftesi te kufizuar. Fiqiri Bici 50 vjec eshte nje nder invalidet qe ka vuajtur ndeshkimin per shkak te paaftesive te tij fizike. Ka me se 25 vite qe Fiqiri Bici perballet me problemet shendetesore. Per shkak te nderlikimeve shendetesore eshte operuar disa here por vijon te perballet me te tjera veshtiresi. Tubat e urinimit ai i heq e i vendos vete. Por shpeshhere ky veprim qe duhet te kryhet nga mjeke e infermiere shoqerohet me hemorragji. Pacienti ne jo pak raste eshte mbuluar ne gjak pasi e ka pasur te pamundur te nderroje tubat e urinimit. Ai ka bere urgjenca te panumerta dhe ky fakt e ka bere pacient problematik.
Ne meshire te fatit
Burri qe ka ne dore shume deshmi qe vertetojne paaftesine shendetesore dhe gjendjen e veshtire ekonomike tani ka rene ne meshire te fatit. Fiqiri Bici ka ndermarre 8 operime vetem per kompiklacionet ne fshikezen e urines dhe nje here tjeter per shtyllen kurrizore. Gjendja shendetesore e pacientit eshte nderlikuar disa here ndersa mjeket nuk kane afruar ndihmen e kualifikuar. Invalidi shprehet se tubat e urinimit i blen vete dhe po vet i vendos duke iu trembur hemorragjise qe mund ti shkaktoje edhe probleme serioze per jeten. Bici ka nje jete nen pushtetin e semundjes nderkohe qe ka thene se nuk ka perfituar asnje lloj ndihme nga shoqata. Ai i blen vete tubat fashat ilacet panolinat dhe paguan infermieret ne rastet e nje ndihme te afruar. Pacienti eshte person shume i njohur nder bluzat e bardha dhe per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike askush nuk i afron ndihme e perkujdesje.
Semundja
Fiqiri Bici eshte klasifikuar person me aftesi te kufizuar 20 vite me pare. Ai ka pasur nderlikime shendetesore me fshikezen e urines per te cilen ka kryer plot tete nderhyrje kirurgjikale. Por krahas ketij problemi shume serioz dhe me pasoja per jeten Bici eshte dashur te kryeje edhe intervenime kirurgjikale per shtyllen kurrizore. Rreth 15 vite me pare ai eshte operuar ne Sauk te Tiranes nga dr. Bylyku ne shtylle kurrizore pas nje paralize prej 6 muajve. Ne kohen e operimit ai ka humbur nenen te cilen nuk ka mundur ta percjelle per ne banesen e fundit dhe kjo ngjarje ka lene gjurme te thella ne psikologjine e pacientit qe eshte nder personat me aftesi te kufizuar. Statusi i tij ka me shume se 20 vite qe mbron 50-vjecarin por nga ana tjeter ai ndihet krejt i pafuqishem. 50-vjecari Bici i lindur dhe banues ne Durres vuan nga komplikacionet shendetesore. Mjeket i kane vene tub ne fshikezen e urines dhe qe prej 20 viteve ben nje jete te kufizuar. Ne vitin 1988 ai ka verejtur se kishte probleme me urinimin djegie gjakosje dhembje veshtiresi ne urinim e te tjera shenja. Per kete arsye ka kerkuar ndihmen e specialisteve te cilet kane nderhyre me shume vonese. Bici ka thene se rasti i tij eshte nenvleftesuar. Ai ka kaluar ne duart e mjekeve ne Durres Tirane e Shkoder dhe se gjate trajtimit te semundjes ka degjuar se me shendetin e tij ka pasur abuzime shume te renda. Me shume se 4 here ka kaluar ne gjendje koma ndersa disa nga nderhyrjet kirurgjikale jane vleresuar pa sukses nga kirurget. Sot Fiqiri Bici nuk ka asnje lloj mundesie te rikthehet ne jeten normale por kerkon qe se paku familja e tij te mos vuaje per shkak te paaftesise se tij. Ai jeton me gruan e vajzen ne nje apartament qe eshte cilesuar nga Bici si dhurate e kryetarit te bashkise Vangjush Dako. Bashkia e ka strehuar ne nje apartament social me nje dhome e nje kuzhine banese qe ai e shlyen me 10 mije leke cdo muaj per nje afat kohor prej 20 vitesh. Per shume kohe ka jetuar ne nje banese me te motren ne lagjen numer 16 atje ku edhe ka perjetuar vitet me te veshtira. Pikerisht ketu iu shfaq edhe semundja qe me pas do ti kushtonte kohe e shpenzime te pallogaritshme. Bici sot eshte ne gjendje te risjelle ne menyre te fresket konsultat mjekesore operimet keshillat e mjekeve shpenzimet dhe veshtiresite per te mbijetuar. Thuajse e gjithe jeta e familjes Bici ka kaluar ne perballje me kushtet e veshtira per jeten. Semundja iu shfaq ne menyre te papritur per ti rrezikuar jeten. Mjeket kane vene re se ne fshikezen e urines ai kishte nje masiv mishi te huaj. Tete nderhyrje kirurgjikale jane realizuar here pas here per te cilat ka pasur edhe kundershti ne cilesine e realizimit. Pacienti invalid Fiqiri Bici ka thene se eshte operuar ne Tirane dhe ne Shkoder. Nje mjek kirurg i ka bere te ditur se disa nderhyrje nuk jane realizuar ne menyren dhe cilesine e duhur. Ai madje i ka thene pacientit te tij se kirurget e kane sakatuar e masakruar. Sipas Bicit e gjithe kjo akuze ka te beje me menyren e vendosjes se tubave te urinimit. Megjithate Bici ka mundur te mbijetoje edhe pse mbi te rendojne 8 operime ne fshikezen e urines dhe nje tjeter ne shtylle kurrizore. Edhe sot nuk ndihet mire pasi ilacet per vete e per gruan qe vuan nga diabeti dhe hipertensioni kushtojne me shume se gjysma e pensionit qe perfiton.
Korrupsioni
Nje here ne 2 apo 3 muaj Fiqiri Bici eshte i detyruar te shkoje ne urgjence pasi tubat qe ai vendos per kullim e urinim shoqerohen me hemorragji. Ka 20 vite qe ne mengjes dreke e darke heq e vendos tuba e panolina per shkak te komplikacioneve shendetesore. Shume vite me pare Bici kishte shfaqur mish te huaj ne fshikezen e urines dhe pas operimit te pare pasuan edhe nderhyrjet e tjera te cilat kane qene te shumta ne numer. Sot 50-vjecari Fiqiri Bici urinon me ane te tubit. Ai e blen vet tubin madje edhe e heq dhe e vendos po vet. Infermieret kane kundershtuar ti kryejne kete sherbim ngase ai nuk ka asnje mundesi ti paguaje nderkohe qe mjeket e kane porositur qe ai vet te mesohet per te hequr e vendosur vet tubin. Bici ka thene se tubin e blen vet me 250 leke dhe se ne 24 ore i duhen 3 tuba te tilla pra 750 leke. Por ai detyrohet te shpenzoje edhe 7000 leke apo edhe 8 mije leke per medikamente duke e veshtiresuar edhe me tej gjendjen ekonomike te familjes. Mjeket ne Durres e ne Tirane me kane thene se une duhet te mesohem qe te heq e te vere vet tubin dhe kjo per shkak se une nuk kam mundesi tu jap para per sherbimin-ka thene Bici. Mjeket e kane keshilluar qe ai te behet vet i zoti per te kryer kete sherbim qe mund ti kushtoje jeten nga ndonje hemorragji e papritur. Mjeket dhe infermieret ne Durres nuk pranojne me qe Bicit tia mjekojne plaget apo edhe ti nderrojne tubat pasi ai nuk ka para tu jap per kete sherbim. 50-vjecari e kryen vete kete sherbim qe shoqerohet me dhembe kriza dhe hemorragji duke i rrezikuar jeten. Ne jo pak raste tubi bllokohet ne oret e darkes apo naten. Bici ka thene se per te zhbllokuar tubat e urinimit ai detyrohet tu jap nen dore mjekeve dhe infermiereve ndryshe rrezikon jeten. Korrupsioni ketu ne spitalin e Durresit eshte i paimagjinuar dhe vetem ata qe vuajne e njohin se sa keq trajtohen pacientet te cilet nuk kane mundesi te paguajne nen dore-ka thene pacienti Fiqiri Bici. Cdo dite ai blen 750 leke tuba ndersa ne muaj detyrohet te bleje deri ne 7 mije leke ilace. Ai trajtohet si invalid me 12000 leke ne muaj por kjo shume nuk i mjafton. Shoqata e invalideve sipas Bicit nuk ka dhene asnjehere ndonje ndihme ne ushqime apo veshmbathje. Bici thote se ne jo pak raste ilacet i merr borxh ne farmaci per ti lare ne kohen e marrjes se pensionit. Familja e tij sot jeton ne nje apartament qe ia ka dhene bashkia me kredi por Bici nuk ka asnje mundesi ta paguaje. Mjeket dhe infermieret na shohin me sy te keq pasi ne nuk kemi para tu japin-ka thene Bici. Ai i ka derguar shkrese Ministrise se Shendetesise duke i bere te ditur se bluzat e bardha abuzojne. Ai madje ka bere te qarte se shpenzon mijera leke per te bere analizat te cilat duhet ti perfitoje falas. Fiqiri Bici eshte 8 here i operuar ne fshikezen e urines dhe nje here ne shtyllen kurrizore. Qe prej 20 vitesh ai eshte klasifikuar si i semure kronik duke fituar statusin e invalidit. Prej disa vitesh Bici urinon me ndihmen e tubave ndersa nderhyrja kirurgjikale per ta shpetuar nga kjo gjendje realizohet jashte vendi me kosto te larte financiare.