Albin Kurti amniston shqiptarët e Luginës
Lëvizja Vetëvendosje i ka garantuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, se me bllokimin e kujve me Serbinë, më 14 janar, nuk do të sanksionohen shqiptarët e tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i kanë njoftuar përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës, se më datën 14 janar, në pikat kutare në Merdar dhe Dheu i Bardhë do ta bllokojmë Serbinë, e jo qytetarët shqiptarë që janë të diskriminuar, dhe kundër vullnetit të tyre kanë përfunduar në shtetin e Serbisë.
Vetëvendosje i ka njoftuar përfaqësuesit e Luginës se gjatë bllokimit të pikave kutare do ti lejojnë të kalojnë lirshëm edhe prodhuesit shqiptarë që vijnë prej andej, ka thënë Kurti, thuhet në nje kumtesë për media lëshuar nga kjo Lëvizje.
Reagimi i Kurtit ka ardhur pas një takimi që përfaqësuesit e këtij subjekti zhvilluan me përfaqësuesit e partive politike nga Lugina e Preshevës.
Këta të fundit kanë shprehur shqetësimet e tyre përkitazi me detyrimin për të paguar 60 euro taksë për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, sipas tyre, e gjithë kjo vjen si rezultat i vendimit të ministrit Bajram Rexhepi, ku serbët nga Kosova janë lejuar ti bartin targat e vjetra të Serbisë, e si rezultat i këtij lejimi ata kalojnë kurin Kosovë Serbi pa paguar asnjë detyrim në asnjërën anë të kurit.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ngritën edhe një varg problemesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e ati rajoni. Ata treguan se çdo ditë ballafaqohen me forma të ndryshme të presionit, duke lluar nga përndjekjet e burgosjet policore, prania e ushtrisë e deri te diskriminimi ekonomik e social.
Sipas përfaqësuesve të Luginës, nëse 25 për qind është shkalla e papunësisë në mbarë territorin e Serbisë, në tri komunat e banuara me shqiptarë, kjo shifër arrin mbi 70 për qind.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm: Agim Hasani (PVD), Fatmir Hasani (PVD), Mitat Saqipi (PDSH), Nadër Sadiku (PDSH), Plator Rexhepi (PD) dhe Arbër Pajaziti (PD). F.S.