Shkup, fushatë kundër keqpërdorimit të liberalizimit
SHKUP- Fushate kunder keqpërdorimit të liberalizimit të vizave ne Maqedoni. “Stop keqpërdorimit të vizave” është motoja e këtyre tribunave që ka nisur të realizohet nga Qeveria, ndërsa udhëhiqet nga Ministria e Brendshme, ministri pa resor Nexhdet Mustafa nga radhët e komunitetit rom si dhe Qendra informative rome.
Komuniteti rom është problematik rreth keqpërdorimeve të liberalizimit të vizave, ndërsa pas tyre radhitet komuniteti shqiptar nga zonat e varfëra. Muajve të fundit ka shënuar rënie trendi i qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë statusin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian.
Belgjika, Gjermania, shtetet Skandinave janë ato më të piketuara, ku qytetarët nga Maqedonia kërkojnë statusin e azilit. (INA)