E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mbledh aleatet per reformen zgjedhore dhe situaten politike

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka thirrur sot në një takim aleatët e majtë. Mësohet se tema e bisedimeve me aleatët ishte reforma zgjedhore, situata politike në vend dhe qëndrimi politik i opozitës gjatë muajve në vijim. Krerët e partive të opozitare kanë kërkuar që Partia Socialiste të ketë një qëndrim konkret në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore përsa i përket korrigjimit kombëtar të sistemit aktual zgjedhor. Ky qëndrim i është bërë i ditur kryesocialistit Edi Rama gjatë një dreke pune, që ai pati me aleatët e tij. Pas takimit që zgjati mbi dy orë, koordinatori i koalicionit opozitar Preç Zogaj tha se opozita tashmë ka një qendrim të përbashkët mbi reformën zgjedhore.
Ky ishte takimi i parë i kreut të opozitës për vitin 2012 me aleatët. Në takim është vënë re mungesa e kryetarit te Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›