E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti takon Zbogar, diskutojnë për situatën në veri

PRISHTINE - Lideri i lëvizjes Vetëvendosje zhvilloi sot një takim me kreun e zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë, Samuel Zbogar.
Albin Kurti ka shprehur pakënaqësinë me reagimin e butë dhe të papërshtatshëm të Zbogar-it për vrasjen e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e Vetëvendosje-s bëhet e ditur se Kurti ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën në Mitrovicë, posaçërisht pas vrasjes së Selver Haradinajt, përmes aktit terrorist dhe sulmeve të vazhdueshme të Serbisë atje.

Mësohet se Zbogar ka shprehur shqetësimet e tij për situatën në Mitrovicë, duke kërkuar ndihmën e lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e gjendjes në këtë pjesë të Kosovës.

Në këtë aspekt, Kurti theksoi se luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin e një plani për të luftuar papunësinë në Mitrovicë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›