Francë, Sarkozy vijon fushatën me akuza ndaj rivalit të tij
PARIS - Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka vijuar fushatën presidenciale gjatë pasdites së sotme me akuza ndaj rivalit të tij socialist Holande.
Duke folur në një tubim elektoral në jug të Parisit, Sarkozy iu kundërpërgjigj refuzimit të Holande për të marrë pjesë në më shumë se një debat publik, përpara raundit të dytë të zgjedhjeve.
Sarkozy dhe Holande kanë pranuar të marrin pjesë në debatin televiziv të 2 majit, por lideri socialist ka refuzuar ofertën e presidentit aktual për të zhvilluar dhe 2 debate të tjera.
“Ai nuk mund t'i shpëtojë debatit, sepse janë francezët që kërkojnë debat. Ata duhet të dinë të vërtetën mbi projektin tim dhe të tijin dhe kjo është thjesht respekt ndaj popullit francez.”-ka thënë Sarkozy.
Për momentin sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Sarkozy 6 deri në 12 pike pas rivalit të tij Holande.
(er.nu/news24/BalkanWeb)