Albino Prudentino në Tiranë sot ekstradimi drejt Italisë
TIRANE- Bosi i “Sacra Corona Unita” do të ekstradohet sot drejt Italisë, ku akuzohet për organizim kriminal të tipit mafioz dhe trafik droge.
Në mesditë Albino Prudentino do të shoqërohet nga agjentët e Interpolit, për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” për të fluruar në rrugë ajrore drejt Italisë.
Bosi i “Sacra Corona Unita" u arresta më 29 shtator 2010 në një nga lokalet në pronësi të tij në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë. 59 vjecari qëndronte në Shqipëri prej disa kohësh dhe dispononte pasuri të paluajtshme si lokale, shtëpi dhe kazino.
Prudentino u transferua dje nga Vlora në qelitë e burgut 313 në Tiranë. “Gazeta Shqiptare” duke iu referuar burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit dhe drejtorisë së Burgjeve shkruan sot se transferimi është bërë nën masa të rrepta sigurie.
Në dhjetor Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi për ekstradimin e mafiozit italian dhe tashmë kur afati për ekzekutimin e këtej vendimi është në përfundim, autoritetet vendosën transferimin e tij nga qyteti bregdetar në qelitë e paraburgimit në Tiranë.
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani i ka dhënë lejen Interpolit për ta ekstraduar Prudentinon dhe “fluturimi” i mafiozit drejt vendlindjes është vetëm çështje orësh.
(s.g/balkanWeb)