Kosove KQZ shpall rezultatet paraprake te rivotimeve te se dieles
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet paraprake te rivotimeve te se dieles dhe te votimeve ne shkalle vendi. Sipas ketij komisioni Partia Demokratike ka fituar ne Skenderaj Drenas Lipjan e Malisheve ndersa rivotimet ne Decan nxoren fituese Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Duke perfshire votat e hedhura nje dite me pare rezultatet ne shkalle vendi e nxjerrin fituese Partine Demokratike te Kosoves me 32 per qind te votave ndersa ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 24.7 per qind Vetevendosja me 12.6 per qind Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 11.2 per qind dhe Aleanca Kosova e Re me 7.3 per qind. Lidhja Demokratike e Dardanise dhe Partia Fryma e Re nuk kane arritur te kalojne pragun zgjedhor meqe te dyja kane nga 2.2 per qind te votave.
Ne keto rezultate nuk jane perfshire votat nga komuna e Mitrovices ku do te kete rivotime te teresishme me 23 janar. Por as ato rivotime nuk pritet te ndikojne ne renditjen e partive politike por mund te ndikojne ne radhitjen e deputeteve te parlamentit 120 vendesh te Kosoves.
Lunacek Zgjedhjet me defekte serioze
Sipas udheheqesve te Kosove zgjedhjet ishin te mira dhe ne pajtim me standardet nderkombetare. Ndersa ne pikepamje te sigurise ato kaluan pa ndonje incident te madh.
Por delegacioni i Parlamentit Evropian tha sot se zgjedhjet ne Kosove jane pershkuar nga defekte serioze ndersa bene thirrje per nje reforme te thelle te sistemit zgjedhor. Anetaret e ketij Parlamenti thane se nuk ka pasur shume permiresime qe nga zgjedhjet e 12 dhjetorit qe u karakterizuan nga parregullsi te cilat edhe kushtezuan rivotime ne pese komuna te vendit. Europarlamentarja Ulrike Lunacek tha se zgjedhjet jane larg standardeve nderkombetare dhe si te tilla ato mund te kercenojne edhe proceset integruese te Kosoves ne Bashkimin Evropian.
Ka rrezik qe te kete ndikim jo ne procesin e integrimit si teresi por ne hapat e ardhshem dhe ne imazhin e Kosoves tha zonja Lunacek duke numeruar disa nga parregullsite e regjistruara gjate vezhgimit te djeshem te rivotimeve.
Nje gje per te cilen une jam e brengosur dhe po ashtu jane edhe shume te tjere jane disa raste te frikesimit nga vezhguesit te cilet ishin te pranishem neper vendvotime jo duke qendruar ne vendet e caktuara por duke qendruar ne mes te vendvotimeve dhe duke ushtruar nje forme te trysnise mbi votuesit. Po ashtu ka pasur shume raste te votimeve familjare e grupore.
Ndersa Jutta Steinruck anetare e delegacionit te Parlamentit Evropian tha se shkeputja e energjise elektrike dhe kaosi ne vendvotime karakterizuan oret e pasdites gjate rivotimeve te se dieles.
Kemi para radhe te gjata por kur ne hynim ne vendvotim askush nuk votonte. Me pastaj radha e njerezve u zhvendos ne vendvotimin tjeter dhe kur ne i percollem radhet u zhduken tha ajo duke nenvizuar se kjo per te ishte nje situate e paqarte.
Te dy europarlamentaret shprehen keqardhjen per shkeljet e renda zgjedhore ne disa komuna si dhe procesin e sterzgjatur te numerimit te votave te 12 dhjetorit. Ato bene thirrje qe ne funksion te forcimit te besimi publik ne procesin demokratik duhet qe menjehere te ndermerren hapa vendimtar per te ndjekur penalisht te gjithe autoret e mashtrimeve perfshire ketu rastet nga zgjedhjet lokale te vitit 2009. Kosova thane ato duhet te ndermerr hapa te menjehershem per te permiresuar procesin e ardhshem zgjedhor per te garantuar te drejtat demokratike te qytetareve te Kosoves si dhe per te forcuar perspektiven evropiane te saj.