E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dick Martit delegacioni shqiptar rakordon qëndrimet

TIRANE- Shqipëria do të prezantohet me një qëndrim të përbashkët kundër projekt rezolutës së Dick Martit për të ashtuquajturën “çështja e trafikut të organeve të serbëve në vitin 1999”, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Anëtarët e delegacioni shqiptar në Asamblenë e KE pritet takohen sot për të rakorduar qëndrimet
mbi raportin. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit, dhe është konfirmuar nga vetë kreu i këtij delegacioni, deputeti demokrat, Ilir Rusmali. Projektrezoluta që bazohet mbi raportin e deputetit zviceran Dick Marty, u miratua në unanimitet nga Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në datën 16 dhjetor. Përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë Komision, deputeti Shpëtim Idrizi mungoi në mbledhje, për shkak se sipas tij, ai nuk ishte vënë në dijeni nga sekretari e këtij Komisioni.

Sesioni i Asamblesë Parlamentare për vitin 2011 do të çelet në datën 24 janar. Projektrezoluta do të diskutohet dhe do të hidhet për votim duke fillu () ar nga ora 16:00 dhe për rrëzimin e saj, deputetëve shqiptarë do t’iu duhet të propozojnë një amendament, miratimi i të cilit mund të arrihet vetëm falë mbështetjes nëpërmjet lobimit të kolegëve të tyre nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës. Edhe kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë së datës 22 dhjetor 2010 paralajmëroi se delegacioni shqiptar në KiE do të nisë punën me një kërkesë të vetme dhe unike që Dick Marty t’u dorëzojë provat, nëse ka të tilla, autoriteteve të EULEX-it, përndryshe, ai ka bërë një abuzim shumë të rëndë me besimin e këtij institucioni, anëtar i të cilit është Shqipëria.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›