E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albiol: Aguero do të ishte transferim i mirë

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka theksuar se ardhmja e Sergio Agueros te Real Madridi do të ishte një lajm i mirë për të dyja palët pasi sipas tij, Aguero do të përshtatej me lojën e Los Blancos.

"Aguero është një lojtar fantastik dhe do të ishte një transferim i mirë për çdo ekip. 'El Kun' tashmë është treguar tek Atletico dhe për këtë arsye shumë klube janë pas tij. Ai është një sulmues i rëndësishëm".

"Barcelona? Të shohim nëse e kalon Interin. Kjo ndeshje do të jetë me intensitet dhe do të ndikojë në formën e Barcelonës ndaj Villarrealit në El Madrigal. Të shpresojmë se Barcelona do të humbasë pikë këtu", ka thënë Albiol për AS

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›