E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituta: “Riberi, i druajtur ne seks”

www.albania-sport.com - Mediat gjermane vazhdojnë serialin e raportimeve mbi seks-skandalin e yllit të Bajernit të Munihut me prostitutë maroken, Zahia Dahar. Tabloidi popullor “Bild” ka publikuar pjesë nga intervista e biondes 18-vjeçare me “cica të mëdha” për revistën “Bunte”, duke përshkruar edhe disa detaje pikante.

“Frank nuk ishte vetëm galant, por dhe zemërbujar. Gjithsesi, ai ishte pak i druajtur. Ne kemi bërë seks dhe ai më ka paguar për këtë. Ai është për mua një klient si gjithë të tjerët”, - tha marokenia e bukur.

Sipas dëshmisë prostituta kishte shkuar me Riberinë e martuar në pranverë të vitit 2009 duke fluturuar në Munih, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Sipas ligjit francez Riberi mund të dënohet me burg deri në tre vjet pasi ka bërë seks me një minorene.

Gjatë intervistës, Zahia Dahar, deklaroi se kishte mbërritur në Francë në moshën 10 vjeç, kur prindërit e saj emigruan nga Algjeria. Ajo kishte pasur edhe një takim tjetër në Paris me Riberinë në dhjetor të vitit 2009.

Zahia: “Jam përpjekur vetëm të fitoj paratë e mia”. Riberi e ka paguar në dorë. Tarifa për një natë shkonte deri në 2000 euro, ndërkohë që për miqtë e saj, seanca shkonte në 500 euro.

Riberi dhe Zahia janë takuar në Munih, kur ajo në shoqërinë e një mikeshe fluturoi drejt qytetit gjerman. Bëhet fjalë për 27 prillin e vitit 2009. Në këtë datë, ylli francez i futbollit mbushte 26 vjeç. Takimi u bë në një hotel luksoz të Munihut.

Lajmi i fundit për Riberinë. U pezullua me tri ndeshje në Ligën e Kampioneve nga UEFA dhe do të mungojë në finalen e madhe të Madridit, më 22 maj 2010.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›