Shqipëria, e 80-ta në FIFA në prill

www.albania-sport.com - Shqipëria u ngjit tre vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill, duke u pozicionuar tani e 80-ta (e 83-ta në mars 2010) me 406 pikë (+17 pikë rritja). Në Europë, Kombëtarja jonë (e 39-ta) lë pas 14 vende.
Më 25 maj, Kombëtarja e udhëhequr nga Josip Kuzhe do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Malin e Zi në Podgoricë (takimi i dytë historik midis dy ekipeve, i pari 5-0 për Shqipërinë në vitin 1946), ndërsa më 2 qershor në “Qemal Stafa” do të luajë me Andorrën (ndaj saj kemi humbur 2-0 në vitin 2002).
Mali i Zi renditet i 65-ti në FIFA (+5 vende rritja në prill), ndërsa Andorra e 201-ta.
Josip Kuzhe e ka drejtuar Shqipërinë në katër miqësore dhe deri tani ka koleksionuar 2 fitore (Qipro, Irlanda e Veriut) dhe 2 barazime (Gjeorgji, Estoni).
Takimi i parë zyrtar i kuqezinjve në kuadër të eliminatoreve të Euro 2012-s është me Rumaninë në Bukuresht, më 4 shtator të këtij viti.
Përsa u përket kundërshtarëve tanë në eliminatoret e Kampionatit Europian, lajmi i mirë është se tani kemi dy skuadra poshtë vetes: Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, por duke zbritur dy vende, tani e 10-ta. Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 28-të (+4 vende në FIFA), Bosnja në të 51-ta (- 4 vende), Bjellorusia në të 81-n (-1 vend) dhe Luksemburgu në vendin e 127-të (-3 vende).
Renditja botërore kryesohet tani nga Brazili (+1, 1611 pikë), që nga ana e tij ka lënë pas Spanjën (-1, 1565 pikë) . Vendi i tretë mbahet nga Portugalia (+1, 1249 pikë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 28 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili