E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol do te shitet 100


Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës.

Aktualisht Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit. Drafti i paraqitur nga qeveria në kuvend përcakton me hollësi edhe mënyrën se si do të shpenzohen paratë që do të arkëtohen nga shitja e Albpetrol-it. Albpetrol ka qenë në proces privatizimi që nga koha e qeverisë së socialistëve. Por tentativat për shitjen e tij kanë dështuar në më shumë se një herë. Këtë radhë qeveria e konsultuar edhe me Paton Bogs, ka vendosur që ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, për Albpetrol-in të privatizojë 100 për qind të paketës së aksioneve.  

Albpetrol nuk eshtë kompania e vetme që shfrytëzon puset e naftës në Shqipëri. Vec saj në vend prodhojnë naftë edhe disa kompani të tjera private, mes të cilave kanadezja "Bankers Petroleum" dhe kompania "Stream Oil". Disa nga kontratat koncesionare për shfrytëzimin e rezervave të naftës, kohët e fundit kanë qenë objekt akuzash nga opozita, e cila pretendon për afera korruptive dhe favorizime.

Shpërblim për konsulentët në shitje

Drafti i parqaqitur nga qeveria për shitjen e kompanisë Albpetrol parashikon me hollësi edhe se si do të përdoren paratë, që do të arkëtohen nga shitja.

Në ligj qeveria ka përcaktuar edhe një tjetër shpërblim financiar për kompaninë Paton Bogs, që udhëheq konsulencën ligjore për privatizimin e Albpetrol-it. Top Channel ka mësuar se kjo tarifë që do i jepet si shpërblim "Paton Bogs" do të jetë sa 2 për qind e vlerës totale, me të cilën do shitet Albpetrol. Por kjo nuk është pagesa e parë që kompania Paton Bogs merr nga qeveria shqiptare për konsulencën në privatizimin e Albpetrol.

Fillimisht kur u nënshkrua kontrata në korrik të vitit 2010 "Paton Bogs" mori 25 milionë lekë ose 250 mijë dollarë. Kësaj pagese ju shtua edhe një fond shtesë. Një javë më parë qeveria miratoi një tjetër vendim, ku e shtoi pagesën për "Paton Bogs" edhe me 20 milionë lekë të tjera ose 200 mijë dollarë. Para të cilat përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Këshilli Mbikëqyrës i BSH, miratohen dy kandidatura
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Korcë, mungon tregu për shitjen e mollëve
Qarku i Korcës i njohur për kultivimin e mollës përballet me mungesën e tregut gjë që për fermerët shënon një kosto të madhe financiare. Buxhet “i varfer” 2012
Qeveria është detyruar të tërhiqet përballë krizës dhe të parashikojë për vitin e ardhshëm një nga buxhetet me rritjen më të vogël historike.
Stringa: Borxhi i lartë, ndërmarrje drejt falimentimit
Nuk ka një limit të sanksionuar nga literatura ekonomike botërore për nivelin e borxhit publik, por është e qartë se për një vend të pastabilizuar me buxhet të vogël, niveli prej 60 për qind mund ta kthejë vendin në një ndërmarrje që ecën drejt falimentimit.
Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin
Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, këmbëngulja e qeverisë për rritjen e ekonomisë këtë vit në terma reale në masën 4 për qind, lidhet thjesht me synimin për të manipuluar të dhënat e borxhit.

Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›