E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezimi i lumenjve nga 1 nentori ndalohen


Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në fund të muajit qershor.

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar ka nisur kontrollin ne lumenjte e Tiranes, ku perfshihet edhe lumi Erzen, i cili gjate ketyre muajve eshte shfrytëzuar barbarisht nga dhjetra firma inertesh edhe pse me vendim te Keshillit Kombetar te Ujërave eshte vendosur qe ne kete lumë te ndalohen punimet, per nje kohe te pacaktuar.

"Aksioni ka nisur sepse ka përfunduar edhe data e shfrytëzimit të lumenjve. Sot ka nisur inspektimi në Erzen. Pjesa e sipërme nga Mulleti nuk ishte e shfrytëzuar, ndërsa në pjesët e tjera nuk ka asnjë subjekt që shfrytëzon lumin. Eshtë e vërtetë që lumi Erzen nuk duhet të ishte shfrytëzuar dhe shumë firma janë penalizuar për kryerjen e këtyre akteve", thotë inxhiniere Aleksandra Peshtani, inspektore në INUK.

Shenjat e shfrytezimit barbar te lumit Erzen jane fare te dukshme. Ndryshimi i shtratit te lumit, por edhe germimet e bera pa asnje kriter, mund te jene burim katastrofash  per banoret jo vetem ne zonat prane lumit. Inspektoriati nisi kontrollin ne kete lume, ne kohen kur ne shtratin ne tij nuk ka se cfare te shfrytezohet me, nje dem mjedisor qe sipas ambientalisteve do te kerkoje disa dekada per t'u rikthyer ne gjendje normale.

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit Erzen eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.

Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor.

Inspektori: Disa firma kanë leje

Nje pjese e firmave inerte, te cilat jane kontraktuar per ndertimin e Unazes se Madhe kane leje provizore mjedisore per shfrytezimin e lumit Erzen. Pas shqetesimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme ne Top Channel,  Ministria e Mjedisit, permes kryeinspektorit Ilir Bala konfirmoi nje jave me pare se disa firmave te inerteve iu eshte dhene leja, e cila do te perfundoje me procesin e mbushjes se gjithe segmentit te Unazes se Madhe te kryeqytetit.

"Në shtratin e lumit Erzen janë disa firma që kanë leje mjedisore për marrjen e interteve për realizimin e projektit të Unazës së Tiranës", tha Bala.

Inspektoriati i Mjedisit sqaron se keto leje mjedisore jane dhene per vepra te medha publike, sic eshte Unaza e Madhe, edhe pse shtrati i ketij lumi nuk lejohet te preket ne asnje dite te vitit me vendim te vete kryeministrit Berisha. Por sipas Inspektoriatit, thuhet se pas perfundimit te punes, firmat e inerteve do te marrin persiper rehabilitimin e demeve ne lumin Erzen. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Memaliaj, mungon ambulanca
Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha. Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar
Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë. Mediu: Kufizim prerjes së pyjeve
Prerja e pyjeve në forme ilegale, por edhe legale ka rritur ndjeshëm jo vetëm erozionin në shkallë vendi, por ka favorizuar edhe përmbytjet.


Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›