Albpetrol privatizimi nxjerr ne rruge 2500 naftetare

Hapi i parë drejt privatizimit të “Albpetrolit” ishte miratimi i projektit në qeveri dhe kalimi i formës finale në Kuvend.
Pra, do t’u duhet deputetëve të vendosin nëse forma më e duhur për shitjen e kompanisë së prodhimit të naftës vendase është koncesioni për mbi 35 vjet apo shitja totale e saj, privatizimi. Aktualisht gjendja financiare e kompanisë nuk është optimale, megjithatë kohët e fundit, ndërmarrja ka mundur të rikuperojë vetëm me shitjen në ankand të sasive bruto të naftës.
Nëse jepet me koncesion, situata për menaxhimin e kompanisë mund të komplikohet akoma dhe më shumë, por nëse shitet, qeveria zgjidh një herë e mirë çështjen e likuidimit të një prej kompanive më me shumë borxhe në sistemin tatimor.
Nëse është me koncesion apo privatizim, kjo pjesë u intereson më tepër naftëtarëve, rreth 3000 punonjësve të kompanisë, të cilët presin me ankth verdiktin final. Të kontaktuar nga gazeta “Shqip”, grupi sindikalist i naftëtarëve shprehen se forma më e duhur do të ishte privatizimi, pasi u jep mundësi të përfitojnë trajtim financiar, si p.sh., 1 vit pagë.
Kërkesat e sindikatës shkojnë më tepër se thjesht trajtimi. Ata, në një letër drejtuar ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, kanë sugjeruar marrjen e aksioneve, në mënyrë që mundi dhe puna e tyre të kompensohet me fitimet e kompanisë. Megjithatë kjo kërkesë duket e largët për t’u realizuar, pasi problem konkret për punonjësit është trajtimi me pagë dhe asistencë financiare.
Gazeta mëson faktin se drejtoria e “Albpetrolit” ka hartuar listën me 2500 punonjësit që pritet të largohen brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke lehtësuar kompaninë nga detyrimet financiare dhe duke e bërë sa më të lehtë shitjen e saj tek investitori i huaj strategjik. Në takimet që ministri ka zhvilluar direkt me sindikatën, është bërë e ditur se reforma në kompani ndodhet në një fazë delikate, duke nënkuptuar se largimi i punonjësve është një proces i pashmangshëm.
Plani i qeverisë për të dhënë me koncesion kompaninë e naftës “Albpetrol” ka vënë në lëvizje Sindikatën e Naftëtarëve. Prej kohësh kjo kategori, e cila për vite punon nën tokë, kërkon kushte më të mira ekonomiko-financiare pas daljes në pension, moshën e ulur të pensionit dhe mbi të gjitha statusin.
“Ne u kemi sugjeruar që në rastin e privatizimit të naftës dhe gazit të përfshihen punonjësit si aksionerë, duke e blerë aksionin me 50 për qind të vlerës reale të tij, me letra me vlerë të pjesëtarëve të familjeve të naftëtarëve (ky veprim është bërë edhe në vende si Hungari, Rumani dhe në vend, p.sh. ‘Albtelekomi’”, shprehen në një letër dërguar Kryeministrit, Sindikata e Naftëtarëve. Sipas tyre, industria e naftës dhe gazit duhet të mbajë ekonomikisht vendin dhe jo të shkarkojë nga puna naftëtarët.
Në këtë kuadër, sindikata jep të dhënat, sipas të cilave, vetëm nga “Albpetroli” në vitin 1975 nxirrej naftë bruto 2 248 000 tonë në vit, kurse në vitin 1992 nxirrej 1 018 350 tonë në vit. Në vitin 2005 nxirrej 401 500 tonë në vit, ndërsa në 2010-n, po sipas naftëtarëve, janë nxjerrë 115 000 tonë në vit. Po ashtu, fuqia punëtore në vitin 1992 ishte 28500 veta, ndërsa sot në vitin 2010 është 2900 vetë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat
Në kuadër të situatës së krijuar me sistemin bankar në rajon, Banka e Shqipërisë ka bërë disa propozime ligjore, që synojnë forcimin e mbikëqyrjes në tregun bankar vendas. TEC i Vlorës nis punën, shqetësime për koston
Termocentrali i Vlorës, një impiant që kushtoi afro 100 milionë euro dhe që teorikisht duhej të kishte filluar punë në vitin 2009, filloi të vihet në shfrytëzim në gusht të këtij viti. Lajmi u dha për “Shqip” nga Salvador Rivera, drejtues i projektit të Bankës Botërore për ndërtimin e TEC-it. Sigurimet, liberalizimi ul çmimet për makinat
Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave pësuan rënie të ndjeshme gjatë këtij viti, veçanërisht pas miratimit të ligjit për liberalizimin e këtij tregu tre muaj më parë, bëhet e ditur nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kazinotë, asgjesohen makinat, “grinin” para
210 makina të lojrave elektronike të fatit janë sekustruar, pasi ato ishin manipuluar për të rritur në mënyrë të paligjshme fitimet e pronarëve të kazinove, lajmëroi ditën e premte e përditshmja “Shqip”. Plani i Eurozonës, bursat rriten kudo
Bursat në të gjithë botën shënuan rritje të konsiderueshme ditën e enjte, ndikuar nga lajmi i gjejtjes së një marrëveshje mbi krizën e borxheve në Eurozonë.
Lajmet kryesore
“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat