E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ne Lezhe arrestohet polici



Foto ne ambientet e Gjykates se Lezhes Një tjetër person është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjykatën e Lezhës më 14 tetor.

Dritan Lorenci, punonjës i policisë së qarkullimit rrugor të Lezhës është arrestuar gjatë pasdites së të premtes, pas kthimit të përgjigjes nga ekspertiza balistike, ku rezulton se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja që i përkasin armës së tij.

Edhe pse mediat denoncuan përfshirjen e punonjësit të policisë në këtë konflikt me armë, policia e mohoi një fakt të tillë së bashku me gjykatën e Lezhës.

Me arrestimin e Dritan Lorencit arrin në gjashtë numri i të arrestuarve për ngjarjen, ku pati përleshje me armë për cështje pronësie, që pasoi me vdekjen e një personi në mjediset e gjykatës së Lezhës.

Të arrestuarit e tjerë janë: Alban Deda, Viktor Bershimi, Ermal Lulasha, Sokol Seidiaj dhe Mehill Ndreu.

Konflikti nisi për motive pronësie pasi familja Deda kishte hapur një gjyq me familjen Ndreu, duke pretenduar se kjo e fundit kishte ndërtuar një lokal në tokën në pronësi të saj, në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Përleshja me armë nisi në oborrin e gjykatës mes fiseve Ndreu dhe Dedaj, por pamjet e siguruara nga Top Channel dëshmuan se konflikti vijoi edhe brenda ambienteve të gjykatës, e cila u kthye në një skenë horrori.

Si pasojë e konfrontimit mbeti i vdekur Endri Betaj, të cilit iu gjet në xhep një dokument i falsifikuar policie me foton e tij, por me emrin Endri Pepa.

Disa ditë më parë, të afërmit e 33-vjecarit shprehën pretendimin e tyre, se ai humbi jetën gjatë kohës që ishte i lidhur me pranga.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth. Gjirokaster, përkujtohen të rënët
140 ushtarë grekë të rënë gjatë betëjës së Bularatit në Dropull gjatë vitit 1940 në përpjekje me italianët janë përkujtuar me një meshë dhe më pas me homazhe në varrezat e tyre që gjenden në këtë fshat. Dibër, vret shokun me thikë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të shkollës profesionale "Nazmi Rushiti", në qytetin e Peshkopisë. Shkodër, kapen 4 kg hashash
Policia e Shkodrës ka arrestuar ne orët e para të mëngjesit të së premtes dy persona për trafik të lëndëve narkotike. Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit
Arrestohet në Tiranë një 27-vjecar që dyshohet se është autor i vrasjes së pronarit të një argjendarie pak ditë më parë.

Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambsadoi danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›