E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks gjobe Taulant Balles


Deputeti socialist Taulant Balla u dënua nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë me 700 mijë lekë gjobë.

Gjyqtarja Rezarta Vigani, në vendimin e saj u shpreh se e gjen fajtor deputetin për akuzën e shpifjes ndaj nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj.

Pak caste pas njohjes me vendimin në gjykatë, Balla u shpreh se nuk i heq asnjë presje akuzave të tij për Kulicajn dhe se vendimi i gjykatës ishte i montuar politikisht.

Ai akuzoi kryetaren e Parlamentit, zonjën Jozefina Topalli dhe gjyqtaren Vigani për një U njohëm me një vendim të paracaktuar dhe besoj se vendimin që unë dëgjova na e tha një javë ma parë spikerja e Parlamentit

Taulant Balla
Deputet i Partisë Socialiste paracaktim të këtij vendimi gjyqësor.

“Nuk na u dha fjala për të paraqitur provat, por u njohëm me një vendim të paracaktuar dhe besoj se vendimin që unë dëgjova na e tha një javë ma parë spikerja e Parlamentit. Gjyqësori vuan nga një sëmundje e rëndë, më të rëndë nga ajo në të cilën është qeveria”, deklaroi Balla.

Dënimin nga gjykata Balla e komentoi ironikisht ndaj kryemninistrit. “Sic e kishte ndarë me Saliun dhe Jozefinën, aq tha dhe gjyqtarja”, u shpreh ai.

Deputeti socialist u shpreh se vazhdon të besojë se ka një pjesë të drejtësisë e cila do të reagojë ndaj mbikëqyrjes shtetërore.

Në kabllogramet e publikuara në Wikileaks në shtatorin e këtij viti, ambasadori John Withers akuzonte Agron Kulicajn për lidhje të dyshimta me krimin e organizuar dhe për korrupsion.

Kabllogrami përcolli detaje skandaloze, deri në akuzën se ai kishte ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve.

Ndërsa akuzat e Taulant Ballës ndaj Kulicajt erdhën vetëm një ditë pas publikimit të këtyre kabllogrameve në mediat shqiptare, gjatë një konference për shtyp në Partinë Socialiste.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shqipëri-Brazil, hiqen vizat
Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Brazilit. Kjo është mundësuar pas firmosjes së një marrveshjeje dypalëshe nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe homolugut brazilian Antonio de Aguiar Patriota. “Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjer Jensen nëpërmjet një fjalimi të mbajtur në një aktivitet dhe të botuar në gazetën “Tirana Times”, ka analizuar progres-raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, të cilin e ka krahasuar me një dëftesë vjetore të mbushur me nota jokaluese. Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Demokratët e refuzuan ftesën për pjesëmarrje në tryezën e organizuar nga deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve, në fokus të së cilës ishte “Drejtësia në Sfiden e Integrimit. Berisha përuron rrugë në Tropojë
Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Tropojë dhe në Has ku përuroi dy segmente rrugore në këtë zonë. Jep dorëheqjen Shaban Memia
Gjatë orëve të mbrëmjes qarkulloi lajmi për dorëheqjen e Drejtorit te ALUIZNI-t, Shaban Memia. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por as është mohuar.

Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambsadoi danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›