E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol ska para per te shlyer rrogat

Duket se kriza ekonomike ka pllakosur kompanine e naftes ldquoAlbpetrolrdquo e cila gjendet ne veshtiresi serioze likuiditeti.

Punonjesit e saj si dhe nje pjese e administrates drejtuese prej kater muajsh nuk kane marre pagat dhe kerkesat e vazhdueshme nuk gjejne pergjigje te qarte.

Periudha me e afert e pageses se 4200 naftetareve te ldquoAlbpetrolrdquo te cilet nuk kane marre rrogen qe nga muaji maj i ketij viti do te jete muaji dhjetor duke e kthyer ne situate alarmante dhe teper pesimiste per punonjesit qe mbajne familjet me buke.

Gjendja kaotike mesohet nga gazeta ldquoShqiprdquo permes disa inxhiniereve qe punojne ne sektoret vartes te departamenteve te drejtorise se pergjithshme te ldquoAlbpetrolrdquo.

Specialistet e larte te sektoreve ashtu si dhe vartesit e tyre naftetaret nuk kane marre pagen prej kater muajsh.

Kompania aktualisht eshte ne fazen e privatizimit proces qe pritet te mbyllet brenda vitit per te cilen qeveria ka lidhur kontrate me nje shoqeri amerikane per ta ndihmuar per gjetjen e nje pronari sa me efecient.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›