E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumatoret kunder rritjes se dritave

Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ZMK reagoi dje para zyrave te ERE-s ndaj aplikimit te OSSH per rritje te cmimit te energjise elektrike me 15.

Avokati Altin Goxhaj u shpreh se kjo rritje eshte absurde po te kihet parasysh se OSSH nuk ka plotesuar kushtet e performances se kerkuar per reduktimin e humbjeve dhe rritjes e cilesise se sherbimit dhe vete produktit.

ldquoRritja e cmimit gjate vitit te kaluar me 12 ishte e tepert dhe nuk e justifikon nje rritje te re dhe se prodhimi vendas i energjise eshte ne kulmin e eficiensesrdquo tha Goxhaj.

Sipas tij aplikimi per rritje duhej te ishte bere te pakten 6 muaj perpara dates se kerkuar qe do te thote se duhej te ishte bere para 1 korrikut.

Nga ana tjeter thote ZMK ERE nuk ka asnje arsye te rrise cmimin e energjise sepse nje vit me pare rritja u krye ne shkelje te plote te ligjit dhe ishte e tepert dhe se misioni i Entit Rregullator e detyron ate te mbroje interesat e konsumatoreve nepermjet tarifave transparente dhe te bazuara ne kosto dhe te siguroje vazhdimesine dhe cilesise e furnizimit te energjise per klientet fundore ndaj dhe rritja e cmimit te energjise ne favor te OSSH-se do te shkelte pikerisht kete mision te ERE-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›