E Diel, 1 Nëntor 2026

Albright Kosova te pranohet si e pavarur

Ish-sekretare amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe James OBrien deklarojne se
rrugetimi i Kosoves drejt pavaresise ka qene nderkombetar.

Ne nje shkrim ne Wall Street Journal ata thone se ne javet e ardhshme Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka mundesine per te ndermarre nje hap thelbesor perpara ne permbushjen e synimit shume te deshiruar nga politikeberesit amerikane dhe ata evropiane nje Evrope te bashkuar dhe te lire.

Qe prej vitit 1999 kur NATO-ja dhe Serbia hyjne ne lufte per Kosoven Serbia eshte bere nje vend demokratik kurse Kosova ka lindur si nje shtet i ri qe synon te pranohet nga te gjitha shtetet si vend i pavarur dhe anetar i plote i komunitetit nderkombetar thuhet ne shkrim.

Sipas tyre vleresohet se ka ardhur koha qe komuniteti nderkombetar te investoje gjithe vemendjen ne hapat e ardhshem praktike qe do te mund te sforconin shtetet e ketij rajoni dhe ta bejne realitet vizionin e nje Evrope te lire dhe te bashkuar duke perfshire gjithe Ballkanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›