E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom dhe Eagle, bursa për studentët

Eagle dhe Albtelecom kanë rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e tyre me bursa për studentët shqiptarë, kjo në vijim të nismës së marrë dy vjet më parë, e cila edhe pse ende e re, po kthehet në traditë. Me rastin e festave të fundvitit, drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile, Orhan Coskun, priti në zyrën e tij 20 nxënës dhe studentë, të cilët përfitojnë bursë nga të dyja kompanitë në kuadër të projekteve sociale në mbështetje të arsimit. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile, Orhan Coskun, u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur nga nxënësit. Deri më tani kemi investuar më shumë se 150 milionë euro në modernizimin e teknologjisë së të dy kompanive, me qëllim ofrimin e shërbimeve bashkëkohore dhe lehtësimin e komunikimit të gjithë shqiptarëve, por investimi më i rëndësishëm dhe më me vlerë për ne është mbështetja e studentëve me bursa përmes projekteve sociale, u shpreh ai. Po kështu ai ritheksoi edhe një herë se dy kompanitë do të vazhdojnë të mbështesin arsimin shqiptar dhe veçanërisht shtresat në nevojë përmes projekteve të veçanta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›