E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Buxheti i vitit 2012 model gare per minibashkite

Projekte per ndertimin e disa rrugeve Do te vazhdohet sistemimi i shtratit te Lanes

Ne kete buxhet do te nisim modelin e gares per fonde bashkiake dhe do ta perforcojme gjate vitit edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem kjo ishte deklarata e bere nga kryetari i Bashkise Lulzim Basha gjate takimit me banoret e Njesise Bashkiake nr.1. Ne kete takim Basha u konsultua me banoret ne lidhje me buxhetin e vitit 2012 ku iu pergjigj nje sere pyetjesh dhe shqetesimesh qe kishin banoret ne lagjen e tyre. Ne projektet kryesore qe do te mbeshteten nga buxheti i vitit 2012 per Njesine Bashkiake nr. 1 perfshihet sistemi i shtratit te Lanes ndertimi i Ures se Shkozes ndertimi i nje shkolle dhe i nje cerdheje . Po keshtu do te behet ndertimi i Ures se Shkozes i cili eshte nje premtim i kryebashkiakut rikonstruksioni i rruges Agusht Jorgjevica ne zonen e Shkozes rikonstruksioni i rruges Pasko Hysa vazhdimi i rruges Hasan Sufa deri tek Materniteti i Ri dhe nje sere projektesh te tjera. Basha u tha qytetareve se njesite bashkiake qe ofrojne sherbime me te mira per komunitetin do te perfitojne me shume fonde nga buxheti i bashkise.

Takimi

Ne fjalen e tij drejtuar banoreve Basha vuri theksin te administrimi i seciles njesi bashkiake duke filluar nga mbajtja e ambientit paster zhvillimi i jetes rinore dhe bashkepunimi i ngushte me bizneset. Minibashkia qe ben me shume per rinine qe nga femijet e vegjel dhe rinia parauniversitare do te stimulohet me fonde dhe projekte nga Bashkia e Tiranes me kete dua te them qe do te shkojme nje hap me tej per kerkesen per shtim fondesh dhe do te nxisim zhvillimin e jetes aktive ne gjithe territorin e Tiranes -tha Kryetari i Bashkise. Ne takimin me banoret e Njesise Bashkiake nr. 1 ishte e pranishme dhe kryetarja e kesaj minibashkie znj. Lindita Nikolli. Kryetarja e minibashkise kerkoi mbeshtetjen e kryetarit te bashkise z. Basha per ndertimin e nje qendre komunitare ne kete njesi bashkiake propozim i cili gjeti mbeshtetjen e zotit Basha. Kjo qender qe do te hapet fale bashkepunimit te drejtoreve te Bashkise se Tiranes dhe te banoreve do ti sherbeje jetes rinore dhe do te quhet Qendra e Transparences Komunitare.

Projektet e bashkise per minibashkine nr. 1

1. Vazhdimi i sistemimit te shtratit te Lanes

2. Sistemimi i rrugeve paralele deri tek ura e Shkozes

3. Ndertimi i Ures se Shkozes

4. Rikonstruksioni i rruges Agusht Jorgjevica

5. Rikonstruksioni i rruges Pasko Hysa

6. Vazhdimin e rruges Hasan Sufa deri tek Materniteti i Ri

7. Ndertimi i shkolles 9-vjecare ne rrugen Ali Demi

8. Ndertimi i cerdhes nr. 50 ne rrugen Shemsi Aga

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›