E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit Bashkia e Tiranes 8 mije dhurata per vogelushet e Tiranes

Kryetari i Bashkise ne rolin e Babagjyshit te Vitit te ri shperndau dhurata per te gjithe femijet duke i dhuruar atyre nje dite te lumtur dhe shume harmoni

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha mberriti sot prane vogelusheve te kopshtit nr. 3 qe i perket minibashkise nr. 9 ne Tirane ku ne rolin e Babagjyshit te Vitit te ri shperndau dhurata per te gjithe femijet duke i dhuruar atyre nje dite te lumtur dhe shume harmoni. Ne prag te Krishtlindjeve bashkia u ka bere dhuraten me te bukur te festavekjo fale dhe kontributit te bizneseve. Kryebashkiaku Basha uroi femijet per festat e fundvitit dhe u premtoi te gjithe vogelusheve ne cerdhet dhe kopshtet e Tiranes se do te marrin dhurata simbolike nga Bashkia e Tiranes. Sot kemi ardhur ketu ne kopshtin nr. 3 per te ndare me vogelushet dhe vogelushet e mrekullueshme te ketij kopshti qe kane qene shume te mire gjate ketij viti qe po mbaron sic na kane thene edukatoret dhe prinderit dhuratat te cilat i ka sjelle Babagjyshi i vitit te Ri - u tha femijeve kryetari i Bashkise Lulzim Basha. Kjo eshte hera e pare qe bashkia ka ndermarre iniciativa per tiu qendruar prane te gjithe vogelusheve gjate festave te fundvitit.

Dhuratat

Mbi 8 mije dhurata te tilla shperndahen sot ne ditet e ardhshme anembane sistemit parashkollor te Tiranes ne kopshtet dhe cerdhet e Tiranes nderkohe qe do te behet nje perpjekje per te shperndare dhurata edhe ne arsimin fillor pra nga klasa e pare deri ne te katerten -tha kryebashkiaku i Tiranes. Sipas Bashes sa me mire te ndihen vogelushet e Tiranes aq me mire do te ndihet qyteti sepse femijet reflektojne shpirtin e festave dhe shpirtin e miresise ne qytetin e Tiranes. Nderkohe drejtori i nje banke ne Shqiperi qe ka dhene kontributin e tij per blerjen e ketyre dhuratave do te shprehej se nuk ka gje me te bukur ne jete se sa te shikosh femije te lumtur qe sjellin ngrohtesi ne zemrat e njerezve. Vete femijet u perfshijne ne nje situate feste ku gezimi dukej qarte ne fytyrat e tyre. Ata e kane falenderuar kryetarin e Bashkise dhe e kane quajtur Babagjyshi i Vitit te ri. Ne fund se bashku me femijet Basha ka kenduar kengen e vitit te ri.

OSBE-ja dhurata per foshnjat e braktisura

Zyra e OSBE-se ne Tirane me rastin e festave te Krishtlindjes dhe te Vitit te Ri dha disa dhurata per foshnjat e braktisura ne maternitetin Mbreteresha Geraldine ne kryeqytet. Ambasadori i kesaj zyre Eugen Volfart deklaroi se eshte kenaqesi qe OSBE-ja jep kontributin e saj ne rritjen e ketyre femijeve te cilet kane me shume nevoje per perkujdesje se te tjeret.Eumlshte shnderruar tashme ne tradite qe zyra e OSBE-se jep dhurata per femijet e porsalindur. Puna qe behet ne kete maternitet eshte e domosdoshme per femijet por eshte edhe nje pune e shkelqyer sociale sepse stafi ndihmon foshnjat e sapoardhura ne jete. Jam i lumtur qe OSBE-ja mund te kontribuoje me nje sasi te vogel dhuratash per foshnjat per nje te ardhme me te mire per to - theksoi Volfart. Sipas drejtorit te maternitetit Mbreteresha Geraldine Halim Kosova ne Shqiperi braktisen rreth 30-35 foshnja ne vit. Sipas tij tendenca e braktisjeve ka shkuar ne renie.Ne maternitet momentalisht ndodhen tre bebe pasi ato kalojne 6 muaj qendrimin ne spital dhe me pas kalojne ne shtepine e femijes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›