E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom Pretendimet e Priftit ndaj nesh te pabaza

Albtelekom ka reaguar ndaj akuzave te disa diteve me pare te ish-ministrit Prifti ne
nje leter te hapur botuar ne Shekulli. Ne numrin e dates 17 Janar 2011 te se perditshmes
shqiptare Shekulli jane hedhur disa pretendime rreth ALBtelecom. Kompania
ALBtelecom dhe Grupi alik i cili ushtron aktivitetin ne Shqiperi hedhin poshte pretendimet e ngritura dhe i cilesojne ato si te paverteta dhe te pabaza. Qe nga perfundimi i procesit te privatizimit dhe deri me sot ALBtelecom ka vepruar konform te gjithe legjislacionit ne fuqi te
gjithe aktivitetin e saj si kompani e ka zhvilluar konform te gjitha ligjeve te Republikes
se Shqiperise. Kompania jone marredheniet me te gjitha instancat dhe institucionet
shteterore ne cdo rast i ka ndertuar ne perputhje te plote me ligjin dhe do te
vazhdojne te jene te tilla edhe ne te ardhmen - thuhet ne nje reagim te Albtelekom
derguar sot ne Shekulli lidhur me letren e hapur qe ish-ministri Prifti botoi ne numrin
e dates 17. Me tej sqarimi vijon Ne lidhje me letren e hapur te ish- Ministrit te Ekonomise Dritan Prifti te botuar ne te perditshmen Shekulli


ALBtelecom sqaron si me poshte
Per rregullimin e tarifave te ALBtelecom nga ana e AKEP eshte marre konsulenca
e nje kompanie nderkombetare. AKEP ne vitin 2008 nepermjet nje tenderi nderkombetar
ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me kompanine polake Price
aterhouse Coopers. Sipas raportit te hartuar nga kjo kompani bazuar ne Modelin Nderkombetar te Kostove cmimet fikse mujore te aplikuara nga ALBtelecom kane
rezultuar nen kosto.
Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare Institucioni Regullator kerkimin ne fjale e ka hapur per nje diskutim publik public consultation dhe ne kontekst duke e gjetur si te drejte ka marre vendimin per rritjen e Tarifes Fikse Mujore.
Tarifa Fikse Mujore e aplikuar aktualisht nga ALBtelecom eshte 44 me e ulet se
mesatarja e vendeve te rajonit dhe 74 me e ulet se mesatarja e vendeve te Bashkimit
Evropian. Grafiku i meposhtem eshte shkeputur nga nje studim i pergatitur nga
Cullen International me financimin e Komisionit Europian dhe i publikuar ne
muajin dhjetor 2010 te cilit i referohen edhe institucionet rregullatore te rajonit.
Shih grafikun neser ne print Reagimi mbyllet me fjalet ALBtelecom eshte nje institucion i
respektuar. Pretendimet ne lidhje me kompanine tone jane totalisht te pabaza dhe
te paverteta. Per kete arsye ne lidhje me kete ceshtje ALBtelecom rezervon te drejten
per te ndjekur cdo hap ligjor. Me perfundimin e procesit te privatizimit dhe ne vazhdim
ALBtelecom ka punuar dhe vazhdon te punoje me te gjitha energjite per te ofruar
sherbime te reja dhe lehtesuese per te gjithe abonentet e saj

Ne nje leter te hapur per gazeten Shekulli ish-ministri i Ekonomise deputeti Dritan Prifti
mes te tjerash denoncon dhe dy raste te reja abuzimi me pushtetin ne nje prej te cileve sipas
z.Prifti eshte marre ryshfet i cili eshte kthyer mbrapsht per te rritur me 70 per qind tarifat e
Albtelekomit ne vend.
Piro Xhixho erdhi nje dite ne zyren time te ish-Ministrit te Ekonomise dhe me kerkoi te
mbeshtesja vendimin e tij per ti rritur 70 tarifat e Albtelekomit ne vend. Ai i rriti tarifat ne menyre
skandaloze me rreth 70 por letra ime zyrtare si Minister Ekonomie beri te mblidhej urgjent
perseri AKEP-ja dhe te anulonte vendimin. Une e anulova kete vendim qe do te godiste rende
gjithe shqiptaret dhe babai i Erises dhe Ilir Meta u merziten sepse iu desh te kthenin mbrapsht
ato qe kishin marre - shkruan Prifti.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›